A e dini që tashmë ka një zgjidhje për valët e dëmshme të celulareve? - Business Magazine Albania

A e dini që tashmë ka një zgjidhje për valët e dëmshme të celulareve?

celulare

Teknologjia është një pjesë e pandashme e përditshmërisë sonë, sado klishe të tingëllojë kjo fjali. Në një kohë kur gjigandët e teknologjisë si CEO i Facebook, Mark Zurckerberg, po flasin për metaverse (një version i realitetit virtual), besojmë është e qartë që na pret një epokë ku teknologjia do të jetë edhe më e pranishme në jetën tonë. Mirëpo ndodh që ngazëllimi për arritjet e jashtëzakonshme të teknologjisë të vendosë në hije efektet e rrezikshme që pëson trupi ynë. Në këtë artikull do të trajtojmë se ndaj çfarë rreziku e ekspozojmë veten  fëmijët tanë dhe çfarë masash mund të marrim për t’u mbrojtur.

Ne jemi qenie elektromagnetike. E dimë që mund të jeni disi konfuzë tani, por po e sqarojmë me fjalë të thjeshta: Trupi ynë përdor sinjale elektrike për të kryer çdo funksion jetik për shëndetin, nga rrahjet e zemrës dhe valët e trurit deri në rritjen e qelizave dhe perceptimin shqisor. Valët elektrike gjenerojnë rrymë elektrike e cila nga ana tjetër gjeneron fusha magnetike biologjike. Pra, si qenie elektromagnetike, ekspozimi ndaj rrezatimit elektromagnetik të fuqishëm (telefona, kompjutera, laptop, televizor, iPad etj) mund të ndikojë në funksionin e qelizave dhe të rrezikojë shëndetin tonë, përfshirë këtu edhe kancerin.

Studiuesit thonë se efektet negative ndodhin për shkak të elektrosmogut i cili është rrezatimi elektromagnetik i dëmshëm dhe i padukshëm që vjen nga përdorimi i smartphone-ve, laptopit, Led TV, Wi-Fi routers etj. Në dy dekadat e fundit, e-smog është një problem tepër i diskutuar në radhët e ekspertëve të fushës, të cilët prej vitesh theksojnë efektet afatgjate shkatërruese. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e konsideron elektrosmogun si “një nga ndikimet mjedisore më të zakonshme dhe me rritje më të shpejtë” dhe thekson se ka efekte shëndetësore serioze. OBSH dhe organizata të shumta mbi ndërgjegjësimin, studimin dhe kurimin e kancerit kanë vënë në dukje se fushat elektromagnetike janë një faktor rreziku për zhvillimin e kancerit.

Ju ndoshta nuk e dini ose nuk e merrni me mend se lodhja e syve, dhimbja e kokës, lodhja, stresi, luhatjet e humorit e shumë simptoma të tjera fizike dhe mendore mund të jenë shkaktuar nga përdorimi i këtyre pajisjeve. Kategoria më e rrezikuar patjetër që janë fëmijët. Të shumta janë studimet që theksojnë se fëmijëve nuk duhet t’u jepet asnjë pajisje elektronike pa praninë e mjeteve mbrojtëse ndaj valëve të dëmshme.

Me siguri po pyesni veten: Si të mbrohemi dhe si të mbrojmë fëmijët? Këshillohet që të mos flini me telefon poshtë jastëkut; ta mbani telefonin, laptop-in apo iPad-in larg nëse nuk i përdorni dhe të kufizoni kohën që ju dhe të vegjëlit kalojnë me këto pajisje. Megjithatë, vetëm kaq nuk mjafton.

Pas një hulumtimi prej dekadash, studiues në Zvicër, një nga vendet me cilësinë më të lartë të prodhimit të produkteve në botë, kanë prodhuar e-smog converter. E-smog converter, prodhuar nga kompania prestigjioze i-like Metaphysic, është një pajisje sticker fare e vogël e cila mund ta quani edhe “chip” (por pa merak sepse nuk është chip-i i shumëpërfolur përgjues i teorive konspirative) dhe njihet nga Instituti i Shëndetit Publik Zviceran. Produkti përbëhet nga materiale speciale si minerale, grimca ari 24 karat dhe prodhohet me teknologji specifike (nanoteknologji).

Si funksionon: Ju duhet të nxirrni e-smog converter nga paketimi, të hiqni ngjitësen dhe ta ngjisni converterin tek pjesa e pasme e telefonit, laptopit, i-padit, Led TV ose ta ngjisni tek ruteri juaj. Converteri është i vogël dhe mund të vendoset edhe poshtë një coveri për aparat celular. Sugjerohet të ngjitet direkt tek pajisja. Kohëzgjatja e produktit  është minimalisht 4 vjet.

Për më shumë ju mund të informoheni tek Nowa.al

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0