A e bën sheqeri fëmijën hiperaktiv? Shkenca ka një përgjigje... - Business Magazine Albania

A e bën sheqeri fëmijën hiperaktiv? Shkenca ka një përgjigje surprizuese

Prej dekadash, prindërit janë paralajmëruar se sheqeri tek fëmijët shkakton hiperaktivitet. Por ekspertët thonë se kjo bindje nuk ka mbështetje të fortë shkencore.

Amanda Avery, profesoreshë e asociuar në Universitetin e Nottinghamit, shpjegon se deri më sot nuk ka prova bindëse që konsumimi i sheqerit shkakton drejtpërdrejt sjellje hiperaktive.

Disa teori përpiqen të shpjegojnë fenomenin: sheqeri mund të rrisë nivelin e dopaminës, neurotransmetuesi i lidhur me ndjesinë e kënaqësisë, ose të shkaktojë hipoglicemi reaktive, që ndikon tek energjia dhe humorit i përkohshëm. Por studimet tregojnë se lidhja mes sheqerit dhe hiperaktivitetit është e dobët dhe kryesisht vërehet tek fëmijët me ADHD.

Ekspertët theksojnë se pijet e ëmbla, që shpesh përmbajnë sheqer, kafeinë dhe aditivë të tjerë, mund të ndikojnë më shumë tek sjellja, duke e bërë të vështirë të përcaktohet shkaku i saktë.

Megjithatë, ulja e konsumit të sheqerit është e këshillueshme për arsye të tjera shëndetësore, si parandalimi i obezitetit dhe çrregullimeve metabolike.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0