A duhet të përdorni influencues të mediave sociale gjatë komunikimit në kohë krizash?

A duhet të përdorni influencues të mediave sociale gjatë komunikimit në kohë krizash?

influencues

Ndërkohë që përdorimi i influencuesve është një strategji popullore e marketingut, një studim i ri tregon se punësimi i tyre gjatë komunikimeve në periudhë krizash mund të rrisë mosbesimin ndaj një marke dhe të rrezikojë reagimin e konsumatorit.

Shpenzimet globale për influencuesit e mediave sociale parashikohet të arrijnë në 15 miliardë dollarë deri në vitin 2022, pasi më shumë se dy të tretat e markave shumëkombëshe në mbarë botën planifikojnë të rrisin shpenzimet për ta, brenda viteve të ardhshme.

Benedetta Crisafulli (Lektore e Lartë në Marketing, Birkbeck, Universiteti i Londrës) dhe Jaywant Singh (Profesor i Marketingut, Universiteti i Southampton) kanë vëzhguar se influencuesit e mediave sociale po përdoren gjithnjë e më shumë në komunikimet gjatë krizave.

Lexoni: Çfarë zgjidhni: frikë apo kënaqësi?

Krizat janë momente që zakonisht kthejnë vëmendjen drejt dështimit të markës, që humbasin besimin e konsumatorëve dhe mund të dëmtojnë marrëdhënien klient-markë.

Markat mund të adresojnë krizën duke përdorur disa mënyra ndikimi: duke folur për veprat e mira të së kaluarës dhe forcimin e vullnetit të mirë të markës. Megjithatë, autorët thonë, se “Nëse këto mënyra ndikuese komunikohen nga influencuesit, do të kishin një efekt të kundërt tek klientët”.

Kjo për faktin se prania e influencuesit bën që përgjigjja ndaj krizës të shfaqet manipuluese. Dhe studimi psikologjik tregon që konsumatorët i rezistojnë në mënyrë aktive komunikimeve të markave, që duken manipuluese.

Përdorimi i influencuesve gjatë komunikimeve në kohë krizash mund të paraqitet si një përpjekje e markës për të bindur konsumatorët se kriza është më pak serioze sesa mund të shfaqet.  Por “synimi manipulues i markës përkthehet në perceptim negativ, nga ana e klientit”, shprehen studiuesit.

“Vetëm nëse një markë synon të përdorë influencues në kontekstin e duhur, këta të fundit do të arrijnë të zvogëlojnë dëmin e markës në kohë krizash”, këshillojnë studiuesit.

WARC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0