A do të prodhojë Lenovo një smartphone që do të jetë 100% ekran?

A do të prodhojë Lenovo një smartphone që do të jetë 100% ekran?


Vrulli i smartphone, po arrin pak a shumë shpejtësinë maksimale, me një kompani që nuk para na shkon shpesh në mendje. Lenovo! Kompania nga Honk Kong ka “ngacmuar” me disa foto të një skice ku paraqitet një smartphone i gjithi ekran. Me këtë, Lenovo premton një nga dizejnot më fantastike në treg.

Fotot e postuara nga nendrejtori i kompanisë Chang Cheng, premtojnë një smartphone që përveç një unaze të hollë, të jetë i gjithi një ekran.

Në postim thuhet se Lenovo Z5 se ka raport screen-to-bezel prej 95%. Cheng thotë se ky dizajn është bërë i mundur nga “4 zbulime të reja teknologjike”.  Gjithashtu edhe nga 18 patenta. Ajo çfarë postimi nuk thotë, është se çfarë ka ndodhur me kamerën e përparme. Ndoshta skicat e publikuara, nuk i kanë përfshirë të gjitha detajet. Ose ndoshta do të jetë një “pop up camera” si koncepti i ri i Vivo.

Lenovo thotë se Z5 është një model “flagship” për kompaninë. Pra, dizajni nuk është thjeshë një koncept, por do të marrë përhapje të gjërë. Z5 duket se do të jetë produkt krejtësisht i ri i kompanisë, i cili thjeshë fillon nga numri 5. Nuk ka patur më parë një Lenovo Z4.

Pyetja që ngrihet është se ku do të shitet ky smartphone. Në Kinë? Amerikë? Apo edhe më gjërë. Postimi aktualisht është vetëm në gjuhën kineze, dhe nuk dihet nëse kjo ka të bëjë. Por, jashtë Kinës, Lenovo ka favorizuar kompaninë tjetër pronë të saj, Motorola.

Nëse Lenovo do t’a realizojë këtë, atëherë pak a shumë ne “do të kemi mbaruar punë” me dizajnin tradicional. Nuk ka më shumë vend për përmirësim nga përpara pas kësaj. Dhe ndoshta pyetjet do të jenë të tipit: “si duket nga pas ky smartphone”?
E ardhmja, ndoshta u takon smartphone që përthyhen.

Burimi: Ars Technica

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0