A dinë të pasurit diçka, që njerëzit normalë nuk e dinë?

A dinë të pasurit diçka, që njerëzit normalë nuk e dinë?


Njerëzit e pasur mendojnë ndryshe nga njerëzit mesatarë dhe themeluesi i Apple, i cili vdiq me një pasuri prej $10.2 miliard, nuk bën përjashtim.

“ A dinë miliarderët diçka, që njerëzit normalë nuk e dinë?” ishte një pyetje që u ngrit në aplikacionin Quora. Patrick Methieson dha si përgjigje një thënie të Steve Jobs:

“ Gjithçka rreth teje është krijuar nga njerëz jo më të zgjuar se ty, kështu që ti mund ta ndryshosh, të ndikosh, ti mund të ndërtosh gjëra që të tjerët mund t’i përdorin.”

Është diçka që njerëzit e pasur duan ta përvetësojnë, shpjegoi Methieson, një investitor që ka punuar me miliarderë.

“Të pasurit kuptojnë që bota është e lakueshme. Me shtysën e duhur për një përpjekje, njerëzit mund ta ndryshojnë botën. Ky është nje mentalitet i ndryshëm nga njerëzit mesatarë që e mendojnë botën ashtu siç e shohin, të palëvizhshme.”

Steve Siebold, një milioner tashmë, ka intervistuar më shumë se 1200 njerëz të pasur para se të shkruajë librin “ Si mendojnë njerëzit e pasur,” e mbështet fort idenë e mësipërme.

Njerëzit e pasur kanë një mendësi veprimi dhe janë zgjidhës problemesh. “Ndërsa masat presin dhe luten për të ardhura të caktuara, elita merret me zgjidhjen e problemeve,” shkruan ai.

Kjo nuk do të thotë që ata janë më të zgjuar se njerëzit mesatarë, siç ka theksuar Steve Jobs. “Ata janë më strategjikë,” shpjegon Siebold. “Kur të pasurit janë në kërkim të parave, ata nuk mendojnë nëse është e mundur, ata thjesht gjenerojnë ide të reja dhe zgjidhin probleme.” Sa më të mëdha të jenë problemet që zgjidhni, aq më shumë para bëni.

Në fund të ditës, të bëhesh i pasur është një punë e brëndshme. “Le të mbajmë mend mirë diçka: Secili prej nesh mund të bëhet i pasur,” shkruan Siebold. “ Nuk ka shumë të bëjë me edukimin apo se nga vini. Nuk është ajo që bëni mjeti që garanton pasuri, është ajo çka jeni.”

/Business Insider/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0