Spitali i tretë covid në Shqipëri do të nisë punën këtë javë. Njoftimin e bëri ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë një vizite me kryeministrin Edi Rama në godinën e ish-Kirurgjisë, e cila tani është kthyer në spital Covid.
Spitali do të ketë 150 shtretër dhe një njësi reanimacioni. Spitali ka dy pavione dhe është menduar të jetë strukturë ndihmëse për dy spitalet e tjera, për të trajtuar pacientë në gjendje të qëndrueshme.
Lexoni: COVID-19, Italia dhe Spanja drejt një izolimi të dytë, lokalet mbyllen në orën 18:00
“Është instaluar oksigjeni në çdo shtrat dhe pajisja me respiratorë. Janë trajnuar mjekët dhe personeli infermieror. Ai është rekrutuar me dëshirën e tyre. Është një staf prej 10 mjekësh infeksionistë. Kemi mjekët infeksionitë të trajnuar prej kohësh”, tha doktoreshë Najada Çomo.
Aktualisht, në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 271 pacientë, ndërsa numri i të infektuarve po rritet çdo ditë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto