Pas 7 muajve kinematë do të hapen sipas protokolleve anti-Covid-19. Urdhri është firmosur nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe është publikuar në Fletoren Zyrtare. Kinematë qëndruan të mbyllura që prej datës 29 mars, për shkak se bënin pjesë në aktivitetet me rrezikshmëri për përhapjen e infeksionit të COVID-19. Ndërkohë, teatrot, koncertet janë akoma të mbyllura për shkak të pandemisë dhe urdhrit që është vënë në fuqi në datën 29 maj 2020.
Ky vendim erdhi një ditë përpara se të hynte në fuqi dhe urdhëri për mbajtjen e detyruar të maskave ku ajo do të jetë pjesë edhe e protokollit në ambientet e kinemasë. Ministria e Shëndetësisë pritet të publikojë më vonë dhe të gjithë protokollin që duhen ndjekur për tu futur në ambientet e brendshme, nëse do ketë distancë, numër të caktuar personash, për të ulur sa më shumë rrezikshmërinë e përhapjes së koronavirusit.
Vendimi në Fletoren Zyrtare:
URDHËROJ: Në urdhrin nr. 351, datë 29.5.2020 “Për marrjen e masave të veçanta dhe kufizimeve për parandalimin e përhapjes së COVID-19”, të ndryshuar, bëhet ndryshimi si më poshtë vijon:
- Në pikën 3, germa “b”, termi “kinematë”, shfuqizohet.
- Aktiviteti i kinemave të ofrohet në përputhje me protokollet e miratuara nga Instituti i Shëndetit Publik për parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19.
Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.