Twitter mbyll llogaritë false që mbështesin Trump

Twitter mbyll llogaritë false që mbështesin Trump

Twitter

Twitter ka mbyllur një numër të madh llogarish që dyshohet se ishin false, të cilat mbështesin Presidentin e SHBA, Donald Trump.

Gjiganti i mediave sociale tha që llogaritë thyen rregullat e kompanisë për manipulim dhe postime artificiale. Shumë prej llogarive përdornin gjuhë identike, duke përfshirë frazën: “Po unë jam me ngjyrë dhe do të të votoj për Donald Trump!!!”

Twitter nuk ka specifikuar numrin e llogarive të pezulluara deri më tani ose burimin e tyre.

Kompania tha se po vazhdonte të hetonte aktivitetin dhe mund të pezullojë llogari shtesë nëse zbulohet se shkelnin politikat e Twitter. Hetimi u raportua së pari nga gazeta Washington Post.

Lexoni: Facebook ndalon postimet që mohojnë Holokaustin

Darren Linvill, një studiues i dezinformimit të mediave sociale në Universitetin Clemson, gjeti më shumë se dy duzina llogari të tilla, të cilat kishin gjeneruar rreth 265,000 retëeets ose përmendje në Tëitter.

Disa nga llogaritë përdorën foto të burrave me ngjyrë, që ishin shfaqur në artikuj lajmesh. Disa llogari kishin dhjetëra mijëra ndjekës.

Linvill i tha agjencisë së lajmeve Reuters se shumica e llogarive ishin hapur në 2017, por ishin bërë më aktive në dy muajt e fundit. Ai tha se të gjitha llogaritë që ai kishte monitoruar tani ishin pezulluar, por ato “tashmë e kishin bërë dëmin”.

Twitter ndalon përdorimin e platformës “për të shpërndarë artificialisht informacion ose për t’u përfshirë në sjellje që manipulon njerëzit”. Masat e marra prej kompanisë vijnë disa javë përpara zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit të SHBA. Sondazhet sugjerojnë se rreth 10% e votuesve me ngjyrë po mbështesin Z. Trump, sipas faqes së sondazheve FiveThirtyEight.

Ne ende nuk i dimë detajet e plota – Twitter nuk ka zbuluar asgjë më shumë rreth burimit të llogarive. Të gjitha provat e siguruara deri më tani sugjerojnë se ekzistonte një farë niveli koordinimi prapa këtyre llogarive. Duket se të njëjtat teknika janë përdorur për të mbledhur fotografi nga interneti.

Kjo është mjaft e dëmshme për Twitter, pasi njerëzit duan të lexojnë postime nga burime origjinale.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0