Ja si do të funksionojë procesi i fiskalizimit

Ja si do të funksionojë procesi i fiskalizimit

procesi i fiskalizimit

Procesi i fiskalizimit po fillon gradualisht zbatimin. Administrata Tatimore njofton të gjithë tatimpaguesit se, në e-Albania është publikuar Portali SelfCare, në versionin Test dhe Live.

“Me fillimin e zbatimit të procesit të Fiskalizimit, aplikimi nëpërmjet këtij portali do të jetë i nevojshëm për të kryer procedurat e raportimit për Fiskalizimin nga të gjithë tatimpaguesit.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve inkurajon të gjithë tatimpaguesit të njihen me portalin SelfCare, të përdorin versionin Test të tij dhe më pas të regjistrohen për të qenë përdorues, duke paraprirë në këtë mënyrë plotësimin e të dhënave të dosmosdoshme për procesin e Fiskalizimit, thuhet në njoftimin e tatimeve.

Lexoni: Grafiku i çuditshëm i “rritjes” së pagës minimale në Shqipëri

Ndërkohë që, në versionin Live do të mund të kryeni të gjitha veprimet e nevojshme për raportimet e fiskalizimit për të dhënat e njësisë së biznesit, operatorit, faturat e fiskalizuara, çeljen e arkës, etj.

Secili nga versionet e publikuara përmban edhe manualet përkatëse të përdorimit për çdo funksionalitet të implementuar.

Portali SelfCare aksesohet nëpërmjet E-Albania dhe dy materialet bashkëngjitur njoftimit ju njohin me mënyrën e log-imit në secilin nga versionet e tij (Test dhe Live, linket përkatëse i gjeni në fund të artikullit).

Nga 1 janari, të gjitha bizneset që kanë marrëdhënie me shtetin do të lëshojnë vetëm faturë elektronike si dokumentacion të vlefshëm tatimor, në bazë të ligjit të ri për fiskalizimin. Për transaksionet mes bizneseve me para në dorë procesi është shtyrë në 1 shtator të vitit 2021, si rrjedhojë e situatës së krijuar nga pandemia. Për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve, afati i parashikuar është 1 korriku 2021.

Më poshtë janë Udhëzuesit e tatimeve mbi mënyrën e përdorimit të shërbimit “Log In në Platformen SelfCare(Live)”

Udhëzues mbi mënyrën e përdorimit të shërbimit Log In në Platformën SelfCare (Test)

Udhëzues mbi mënyrën e përdorimit të shërbimit Log-In ne portalin SelfCare, Live

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0