Çmimi i naftës do të përgjysmohet për të gjithë fermerët në vend. Lajmin e bëri me dije kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët për shtyp, me ministrin e Bujqësisë Bledi Çuçi.
Në fjalën e tij kreu i qeverisë u shpreh se tashmë çmimi i naftës do të jetë gjysmë për gjysmë, pasi do hiqet taksa e qarkullimit, akciza dhe taksa e karbonit.
“Tani jemi në kushtet kur mund të ndërhyjmë dhe do ndërhyjmë, me një regjim të ri për karburanit për prodhimin bujqësor. Nga karburanti për prodhimin bujqësor do heqim akcizën, taksën e qarkullimit dhe taksën e karbonit. Faktikisht do të ulim gjysmë për gjysmë çmimin e karburanit.
Çdo fermer që ka tokë, në pronësi apo me qira, që ka një nipt fermeri do bëjë aplikim falas pa asnjë vështirësi do të përfitojë nga ulja e çmimit të naftës, por do të marrë dhe një sasi nafte falas”, tha kreu i qeverisë.
Kryeministri Rama shtoi se ndërhyrja mund të bëhej vetëm tani dhe jo më parë, pasi tani janë konsoliduar financat e shtetit. Më tej ai tha se vendimi nuk do hyjë në fuqi që tani, por nga janari i vitit të ardhshëm.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.