Pandemia mund të jetë e tmerrshme, por jetesa përmes saj mund t’i mësojë fëmijës suaj si të jetë mentalisht më i fortë.
Ne e dimë sesa e vështirë ka qenë për të rriturit 2020. Të dhënat po vazhdojnë të tregojnë edhe sa e vështirë ka qenë edhe mbi fëmijët tanë.
Sipas një studimi të fundit, 14% e fëmijëve amerikanë po tregojnë përkeqësim të shëndetit mendor për shkak të pandemisë. Studimet jashtë Kinës, Australisë, dhe vendeve të tjera tregojnë sesa brutale mund të jetë izolimi dhe pasiguria e bllokimeve tek të rinjtë.
Prindërit po raportojnë një rritje të niveleve të ankthit për fëmijët që tashmë ishin në ankth si pasojë e temperamentit të tyre, por dhe tek fëmijët që më parë nuk kishin ankth, por e kanë zhvilluar si sjellje”-raportoi për New York Times Adiaha Spinks-Franklin, një pediatre në Spitalin e Fëmijëve të Teksasit. Kjo ndoshta thjesht po konfirmon atë që ju po shihni me sytë tuaj.
Ky është padyshim një lajm i keq, por ekspertët ofrojnë pak ngushëllim për prindërit e shqetësuar. Me mbështetjen e duhur, kalimi i një sfide serioze si pandemia mund të ndihmojë fëmijën tuaj të zhvillojë qëndrueshmëri që do t’i sjellë dobi gjatë gjithë jetës së tij.
Si t’i ndihmoni fëmijët tuaj të zhvillojnë qëndrueshmëri
Kjo nuk do të thotë që dikush do të donte stres dhe palumturi tek fëmijët. Sigurisht që nuk do ta bënin. Por duke qenë se jemi mbërthyer nga një virus i tërbuar, psikologia Vanessa LoBue u kujtoi prindërve në bisedë kohët e fundit se të paktën ky vit i çmendur mund të ndihmojë fëmijët tuaj të zhvillojnë kurajo për të kaluar çdo pengesë që jeta do t’ju hedhë më vonë.
“Fëmijët e qëndrueshëm nuk kanë një lloj superfuqie që i ndihmon ata të durojnë ndërkohë që të tjerët përplasen. Nuk është një tipar me të cilin ne kemi lindur; është diçka që mund të fitohet”, insiston ajo.
Si mund t’i mbështetni fëmijët tuaj në mënyrë që kjo aftësi e rëndësishme mund të rritet dhe të zhvillohet?
- Dëgjo me të vërtetë. Ne të gjithë duhet të flasim përmes ndjenjave tona ndonjëherë, por dëgjimi u ofron fëmijëve më shumë sesa një mundësi për t’u shfryrë.” Duke i lejuar fëmijët të flasin-dhe duke i dëgjuar vërtetë-tregon kujdes dhe pranim, vlerëson ndjenjat e tyre, dhe i ndihmon të kontekstualizojnë çeshtjen.”,pretendon LoBue. Prandaj arrini në një pikë ku ju të ulni muret tuaja dhe jepuni fëmijëve tuaj vëmendje të plotë në mënyrë periodike.
- Jepuni sa më shumë pavarësi.Të gjitha zgjedhjet tona kufizohen nga virusi. Fëmijët ndjehen të pafuqishëm ashtu si të rriturit. Ekuilibroni këto ndjenja duke u ofruar fëmijëve tuaj aq vetëbesim sa e lejon situata.”Besoni tek fëmijët tuaj për ti bërë gjërat vetë-madje dhe të dështojnë-mund t’i ndihmojë ata të mësojnë të zgjidhin problemet ose të menaxhojnë zemërimin e tyre, zhgënjimin ose emocione të tjera të pakëndshme,”thotë LoBue.
- Mësojuni atyre “frymëmarrjen e thellë”. LoBue lidhet me një burim që shpjegon se si t’i mësoni familjes tuaj (dhe ndoshta vetes) këtë aftësi të dobishme për rregullim emocional.
- Mbështetni komunitetin tuaj. Siç thonë ata, duhet një fshat, prandaj mos pyesni veten se si mund të mbështetni qëndrueshmërinë e fëmijëve tuaj, por se si mund të mbështesni dhe të tjerët gjatë kësaj kohe. Nisma si dhurimi në një bankë ushqimore, ndihma që i jepni një komshiu, ose votimi i kandidatëve që mbështesin familjet në nevojë janë po ashtu të rëndësishme.
Kohët e vështira mund të sjellin rezultate gjatë gjithë jetës
Të ndihmoni fëmijët tuaj të lundrojnë nëpërmjet krizës së tanishme është e rëndësishme për shëndetin e familjes suaj, por trauma e fituar gjatë kohës kur jeni i ri mund të sjellë rezultate gjatë viteve në vijim. Kërkimet tregojnë se 75% e njerzëve me arritje të larta kanë kaluar trauma serioze në fëmijërinë e tyre. Ju nuk do të dëshironit trauma mbi asnjë fëmijë, por kjo gjë mund të ndërtojë qëndrueshmërinë e nevojshme për të këmbëngulur dhe për të patur sukses më vonë në jetë.
Mund të jetë e dobishme të mbani mend se kur jeni duke kapërcyer midis punës dhe klasave të Zoom ose jeni bllokuar në shtëpi për atë që ndihet si fundjava e 900 me rradhë dhe fillon të ndihet sikur ju po humbisni mendjen. Afrohuni situatës me dashuri dhe mendim dhe të paktën kjo mund t’u bëjë fëmijëve tuaj disa në mira në planin afatgjatë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.