Mbajtja e maskës do të jetë e detyrueshme për t’u mbajtur në çdo ambjent të mbyllur dhe të hapur edhe në Shqipëri, duke filluar nga dita e enjte, javën e ardhshme.
Lajmin e bëri me dije kryeministri Rama në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministren e Shëndetësisë, OgertaManastirliu.
“Nga java e ardhshme maska e detyrueshme kudo, përveç shtëpisë dhe restorantit apo barit ku je ulur në tavolinë, për të konsumuar diçka”. Maska e detyrueshme në çdo mjedis, çdo rrugë, hapësirë publike. Ai shtoi se qytetarët që do e shkelin këtë detyrim do të paguajnë gjobën në faturën e dritave. Kjo masë do të mbikqyret nga policia e shtetit dhe policia bashkiake.
“Situata në vend është larg së qeni situatë që mund të qëndrojmë pa u shqetësuar. Na duhet së bashku të parandalpojmë një karantinë të përgjithshme të dytë”, u shpreh kreu i qeverisë.
Sipas Ramës ky vendim merret që të mos mbyllet më vendi, shkollat, dyqanet dhe institucionet me pasoja ekonomike.
“Situata në Europë e më gjerë ka filluar të bëhet shqetësuese. Ishte diçka e parashikuar që me ardhjen e vjeshtës numrat do të rriteshin, por nëse në disa vende po rikthehen masa shtrënguese dhe kërcënimi i një karantine të përgjithshme, ajo që ne duhet të të parandojmë me çdo kusht është një karantinë e përgjithshme, pasi do të ishte tejet e vështirë për vendin, ekonominë e shumë familjeve dhe për shtetin”, tha kryeministri Rama.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto