Aplikacioni dua.com arrin 100 mijë përdorues

Aplikacioni dua.com arrin 100 mijë përdorues

dua.com

dua.com, platforma, e cila ka për mision bashkimin e shqiptarëve kudo në botë, ka arritur 100 mijë përdorues. Lajmin e ka bërë me dije bashkë-themeluesi i platformës, Valon Asani, në rrjetin social LinkedIn.

Aplikacioni ka pak më tepër sesa 100 ditë që është lançuar zyrtarisht dhe ka arritur që të instalohet mbi 200 mijë herë.

Lexoni: Lançohet dua.com, aplikacioni që bashkon shqiptarët në mbarë botën

Përdoruesit e dua.com jetojnë në 142 shtete të botës. 31.83% e tyre janë nga diaspora shqiptare. Përsa i përket grupmoshës së përdoruesve, 63.3% e tyre janë ndërmjet 18-34 vjeç.

Me një vizion për të krijuar ekosistemin më të madh social për shqiptarët, aplikacioni dua.com do t’ju mundësojë krijimin e njohjeve të reja si të dashurisë gjithashtu edhe atyre shoqërore e lidhjeve të biznesit. Gjithashtu, dua.com do të ofrojë edhe mundësinë për të kërkuar dhe ofruar ndihmë, në mnëyrë që shqiptarët të jenë sa më pranë njëri-tjetrit.

Për të qenë një prej mijëra shqiptarëve të regjistruar në dua.com, mjafton të shkarkoni aplikacionin në telefonin tuaj. Për të bërë një gjë të tillë mjafton të kërkoni për dua.com në App Store ose Play Store.

Përdoruesi mund të krijojë një profil personal. Pasi verifikohet llogaria, përdoruesi ngarkon një foto dhe më pas shkruan të dhënat personale. Pasi profili plotësohet, mund të fillojë përdorimi aktiv i tij.

“dua.com nuk është vetëm një aplikacion, por në vetvete përbën ndryshim. Platforma jonë është një lëvizje, e cila ka si mision bashkimin e shqiptarëve, fillimisht në tre fusha: dashuri, biznes dhe çështje sociale. Padyshim që në objektivat e së ardhmes kemi të përfshirë zgjerimin e këtyre fushave. Ne duam që shqiptarët ta ndihmojnë njëri-tjetrin”, ka thënë më herët për Business Mag, bashkë-themeluesi i platformës, Valon Asani.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0