157 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 13 806.
Në 24 orët e fundit 1 pacient, 66 vjeçar nga Kukësi ka humbur jetën.
203 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet COVID, prej të cilëve 20 në terapi intensive dhe 6 pacientë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë: 75 raste në Tiranë, 10 në Korçë, 9 në Durrës, Berat, 6 në Fier, Gjirokastër, 5 në Vlorë, 4 në Kuçovë, 3 në Shkodër, Elbasan, Kavajë, Lushnje, Mirditë, Divjakë, 2 raste në Tropojë, Kamëz, Mat, Maliq, 1 në Kurbin, Devoll, Malësi e Madhe, Përrenjas, Bulqizë, Gramsh dhe Patos.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 230 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në mbi 8 mijë që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 86 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 13 806 të infektuar,
– 385 viktima;
– 8 077 të shëruar,
– 5 382 të infektuar aktivë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto