Ne si qënie njerëzore jemi të prirur të orjentojmë veten tonë drejt gjërave që ne na interesojnë apo emocionojnë. Përpiqemi që ti arrijmë këto objektiva duke i dedikuar kohën dhe energjinë tonë për ti bërë ato realitet. Ajo që ndodh shpesh në realitetin tonë është që, shumica e individëve pavarësisht dëshirës së mirë e gjejnë veten të paralizuar dhe të fustruar që nuk po marrin atë që ata duan.
Sa herë mëson diçka të re, ti e mëson atë gjë sepse ajo që ti u përpoqe të bëje nuk funksionoi. Kjo të ekspozon ty me atë pjesë të botës që ti nuk e kupton. Sa herë që ti ekspozohesh me atë pjesë të botës që ti nuk e kupton, ti ke mundesinë për të rindërtuar strukturat që ti përdor për të interpretuar botën. Prandaj është më e rëndësishme të dallosh se ku je gabim sesa të provosh se ke të drejtë.
Nëse do të marrësh atë që po të mungon kushtoji vëmendje këtyre tre arsyeve:
- Duhet të jesh mendje hapur
Të flasësh vetëm me njerëzit që bien dakort me ato çfarë ti thua,është njësoj si të ecësh në shkretëtirë sepse ti e di se çfarë ai do thotë. Arsyeja që ti shoqërohesh me ata është përshkak që ata mos të të sfidojnë ty sepse ti ke frikë, që nëse shkon përtej asaj që ti kupton nuk do të jesh në gjendje të tolerosh kaosin që mund të krijohet. Por nuk është kështu sepse njerëzit kanë një kapacitet të pabesueshëm për tu përballur dhe tejkaluar gjërat që ata nuk i kuptojnë. Pikërisht kjo është esenca që i jep kuptim jetës.
- Ti nuk përpiqesh sa duhet
Imagjino sikur ti të kujdesesh për veten tënde si për dikë që ti realisht e do. Une po kujdesem për këtë person (veten time) dhe do të doja që gjërat të shkonin sa më mirë të ishte e mundur. Pra si duhet të ishte jeta e tij që kjo të ishte e mundur?
Njerëzit nuk e bëjnë këtë gjë, nuk ulen të mendojnë dhe të kërkojnë për zgjidhje. Kuptohet që ti ke një jetë dhe jeta është normalisht e vështirë. Te kërkosh nuk është një tekë e momentit por duket të jesh jashtëzakonisht serioz për atë që ti do. Ulu nje ditë dhe pyete veten, çfarë budalliqesh po bëj cdo ditë që po coj dëm jeten time?- dhe nese ti realisht ja ben këtë pyetje vetes shumë shpejt do fillosh të marrësh përgjigje për pyetjet e tua dhe këtu do të ndodhe magjia.
- Vendos objektiva dhe qëllime
Eksperienca ime me njerëzit më ka mësuar që, nëse ata arrijnë të zbulojnë se çfarë është e mirë per ta dhe e syojne, ata mund ta arrijnë. Është e çuditshme sepse ti mund të formulosh një ide se çfarë do të ishte e mirë për ty dhe ti bën 10 hapa drejt saj, por më pas kupton që ajo që ti mendove është larg asaj që ti doje. Prandaj lind nevoja që ti të riformulosh një qëllim tjetër. Një shkak kryesor përse njerëzit dështojnë është sepse, ata asnjëherë nuk ndërtojnë kriteret e tyre për sukses. Suksesi është një rrugë shumë e ngushtë dhe mundësia që ti mund të përballesh me të në mënyrë të rastesishme është zero.
Nëse ti realisht e do diçka ti mund ta kesh atë!
Nëse je i interesuar të mësosh më shumë për suksesin, motivimin, shitjet dhe mbi real estate-in, më ndiqni në blogun tim: www.eglentbici.com , për videot më të reja në kanalin tim të Youtube Eglent Bici dhe në rrjetet sociale:
Facebook: https://bit.ly/3hK8AA4
Instagram: https://bit.ly/2N8ZI98
Linkedin: https://bit.ly/2UX8qeH
Youtube: https://bit.ly/2RPtDoX
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.