Slloveni, çmimi " Mjeku më i mirë " i takon shqiptares Hatije Ismaili - Business Magazine Albania

Slloveni, çmimi ” Mjeku më i mirë ” i takon shqiptares Hatije Ismaili

“Në datën 28 shtator, Presidenti i Republikës së Sllovenisë ka dekoruar mjeken shqiptare Hatije Ismaili me çmimin “Mjeku më i mirë në Slloveni”. Kjo falë suksesit të saj në punë gjatë kohës së pandemisë, si profesioniste por edhe si njeri.

“Hatije Ismaili është mjeke gjinekologe në Novo Mesto të Sllovenisë. Humanizmi, profesionalizmi dhe përkushtimi i saj kanë bërë që ajo pas zgjedhjes si gjinekologjia më e mirë, të votohet dhe të shpallet edhe mjekja më e mirë. Shqiptarja nga Gostivari bën krenar çdo shqiptar, jo vetëm në radhët e diasporës shqiptare në Slloveni, por për të gjithë shqiptarët nëpër botë. Ajo është model e shembull për t’u admiruar për rolin dhe mundësitë e gruas shqiptare, histori suksesi që i bën krenarë të gjithë shqiptarët”, thuhet në postimin e  Ambasadës së Shqipërisë në Slloveni.

LEXO: Serena Leka, shqiptarja që triumfoi në Samitin Botëror të Inovacionit në Kinë

Ismaili ka lindur në Gostivar ku edhe kreu shkollën fillore, në shkollën Ismail Qemali, ku bëri dhe 2 vitet e para të gjimnazit. Më pas ajo u transferua në shkollën e mesme të mjekësisë në Mitrovicë ku kreu vitin e tretë, ndërsa të katërtin e kreu në Prishtinë. Pastaj ka vijuar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Rijekë të Kroacisë. Pasi disa eksperiencave të ndryshme ajo aktualisht punon në Novo Mesto të Sllovenisë.

Në mediat sllovene ajo shpesh shihet si një model për integrimin e emigrantëve në shoqërinë sllovene, duke thyer stereotipat për gratë emigrante: që ato kryesisht qëndrojnë prapa mureve të shtëpisë, nuk janë të arsimuar, nuk punojnë dhe nuk interesohen për arsimin e fëmijëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0