Programi “Matchmaking and Exposure” nga EU for Innovation

Programi “Matchmaking and Exposure” nga EU for Innovation

Matchmaking and Exposure”

Në shtator të 2020, projekti ‘EU for Innovation’ hapi thirrjen për aplikime për programin “Matchmaking and Exposure”, një program binjakëzimi mes startup-eve dhe ekosistemit shqiptar dhe atij gjerman.

Pas përzgjedhjes së grupit të pare të startup-eve nga fushat e turizmit, agro-tech dhe clean-tech, tashmë është hapur thirrja për aplikime për grupin e dytë, i cili do të përbëhet nga startup-e që operojnë në fushat e ICT, Gaming dhe E-commerce.

Nëpërmjet intervistës me Patrik Fetahaj, ekspert i programit ‘EU for Innovation’, mund të mësoni më shumë rreth programit dhe mundësive që ai do të ofrojë për startup-et shqiptare.

Çfarë është Programi “Matchmaking and Exposure”?

Nëpërmjet këtij programi, projekti “EU for Innovation”, do t’ju ofrojë 45 startup-eve (kompanive të reja inovative) shqiptare një mundësi unike për të zhvilluar më tej projektet/sipërmarrjet e tyre përmes takimit dhe shkëmbimit me ekspertë, aktorë të ekosistemit të inovacionit dhe startup-e simotra, gjermane.

Në kuadër të programit, sipërmarrësit e përzgjedhur do të përfitojnë nga qëndrimi dy-javor në qytetin e Berlinit, apo qytete tjera metropolitane të Gjermanisë, në bazë të përputhshmërisë me ekosistemet lokale dhe me fushën e veprimtarisë dhe statusin e startup-eve të tyre.

Sipërmarrësit do të kenë mundësinë të përfitojnë nga trajnimet intensive me startup-et gjermane, të cilat do jenë përzgjedhur në bazë të përputhshmërisë me ato shqiptare. Gjithashtu startup-et simotra, gjermane, do të jenë në një fazë më të avancuar dhe të gatshme që të ndajnë përvojën dhe ekspertizën e tyre me sipërmarrësit shqiptarë.

Startup-eve shqiptare do t’u ofrohet mundësia për t’u këshilluar me ekspertë të sektorëve relevantë për ta, për modelet e tyre të biznesit, si dhe për të eksploruar e njohur nga afër ekosistemin e startup-eve dhe inovacionit në Gjermani, duke takuar aktorët kyç, duke krijuar lidhje të reja dhe zbuluar mundësi për partneritete të ndryshme.

Të gjitha shpenzimet e fluturimit dhe akomodimit përgjatë këtyre dy javëve, do të mbulohen nga projekti “EU for Innovation”. Prandaj kjo është një mundësi mjaft e veçantë në llojin e saj, prej së cilës startup-et shqiptare mund të përfitojnë shumë.

Kush mund të aplikojë dhe cilat janë kriteret që duhen përmbushur për të aplikuar?

Aplikimet për programin “Matchmaking and Exposure”, janë të ndara në tre grupe, ku secili grup do të ketë 15 startup-e të përzgjedhura. Në mënyrë që përputhshmëria me startup-et dhe ekspertët gjermanë të jetë sa më ideale, tre grupet janë të ndara sipas sektorëve në të cilat startup-et operojnë.

Në grupin e parë do të përfshihen startup-et që operojnë në fushat e turizmit, agro-tech dhe clean-tech. Aplikimet për këtë grup kanë përfunduar dhe përzgjedhja e fituesve është bërë në datat 17-18 shtator.

Në grupin e dytë mund të aplikojne startup-et të cilat operojnë në fushat ICT, Gaming dhe E-commerce. Aplikimi për këtë grup do të jetë i hapur deri më 16 tetor 2020, dhe ftojmë të gjithë të interesuarit të aplikojnë në kohë dhe mos ta humbasin mundësinë për t’u bërë pjesë e programit!

Dhe së fundmi, thirrja për grupin e tretë të startup-eve do të hapet më vonë dhe do të ftojë të gjithë startup-et që janë aktive në fushën e edukimit, inovacioneve sociale, ruajtjen e ambientit/ klimës etj.

Kriteret për të aplikuar janë si vijon: bizneset duhet të kenë qënë aktive për jo më shumë se 3 vite; startup-et të kenë një koncept/ide inovative, të shndërruar në një produkt/shërbim apo prototip dhe të jenë ekonomikisht të qëndrueshme, në përputhje me sektorët e grumbulluar për secilin grup; aplikantët duhet të kenë aftësitë e nevojshme profesionale dhe sipërmarrëse si dhe të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze ose asaj gjermane.

Sa zgjat i gjithë programi dhe çfarë do të bëjnë konkretisht startup-et në Gjermani? Cilat mund të jenë përfitimet e mundshme për start-up-et e përzgjedhura?

Qëndrimi në Gjermani do të zgjasë 2 javë, duke përfshirë këtu edhe udhëtimin. Mirëpo, Programi për secilin grup fillon realisht që nga momenti i përzgjedhjes së kandidatëve, duke vijuar me workshop-e orientimi rreth programit, njohja me grupin e startup-eve të përzgjedhura, mbështetje dhe këshillim në përgatitjen e ‘business case’ dhe paraqitjen e duhur të modelit të biznesit, trajnime si dhe takime virtuale me ekspertët e sektorëve nga secili grup dhe me startup-et gjermane, të cilat do të jenë përzgjedhur në bazë të përputhshmërisë me ato shqiptare.

Për sa i përket qëndrimit në Gjermani, programi është ndarë në dy faza, njëra është faza “Matchmaking”, pra përputhja/kombinimi, qëndrimi, trajnimi dhe shkëmbimi i njohurive dhe përvojave me startup-et gjermane, ku sipërmarrësit shqiptarë do të mësojnë nga kontakti i drejtpërdrejtë me biznese të ngjashme, mbi gabimet dhe sukseset e një start-up-i evropian, si dhe të shikojnë për mundësi bashkëpunimi dhe zgjerimi në të ardhmen.

Kurse faza e dyte e Programit, është “Exposure”, që nënkupton takimet me aktorët e ekosistemit të sipërmarrjes dhe inovacionit në Gjermani, ekspertë të ndryshëm, kompani të mëdha me potencial për bashkëpunim, si dhe investitorë potencialë.

Ftojmë të gjitha start-up-et shqiptare që ndihen gati për një sfidë të re dhe duan të njohin më nga afër tregun evropian dhe mundësitë e tij, të mos ngurrojnë e të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Programit, i cili është i vetmi i këtij lloji për momentin në Shqipëri! Aplikoni nëpërmjet link-ut deri më 16 tetor 2020: https://euforinnovation.al/match-making-and-exposure-programme/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0