131 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 12 666.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit 3 pacientë kanë humbur jetën: një 80 vjeçare dhe një 87 vjeçar nga Tirana dhe një 78 vjeçar nga Peqini. Në të dy spitalet COVID po trajtohen 201 pacientë, 17 janë në terapi intensive, ndër të cilët 8 janë të intubuar.
Lexoni: Qeveria britanike sugjeron punën nga shtëpia
Të infektuarit e rinj janë: 68 raste në Tiranë, 8 në Lushnje, 6 në Shkodër, Gjirokastër, 5 në Has, 4 në Krujë, Dibër, 3 në Durrës, Korçë, Kavajë, Berat, Divjakë, 2 në Kurbin, Devoll, Mat, Pogradec, Delvinë, Roskovec, 1 në Kukës, Vlorë dhe Malësi e Madhe.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 47 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 7 042 që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 80 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 12 666 të infektuar,
– 367 viktima;
– 7 042 të shëruar,
– 5 176 të infektuar aktivë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.