Drejtuesit e Radiotelevizionit shqiptar (RTSH), kanë konfirmuar për ESCToday pjesëmarrjen në garën e ardhshme të Eurovision Song Contest 2021, i cili do të mbahet në Hollandë. RTSH konfirmoi për ESCToday se Shqipëria nuk do të përfaqësohet nga Arilena Ara, fituesja e edicionit të kaluar të Festivalit të Këngës, por nga fituesi/ja e këtij viti.
Festivali i Këngës do të mbahet në dhjetor, ndërkohë që datat nuk janë specifikuar ende. Shqipëria është një nga shtetet, si Suedia, Estonia, Finlanda, Franca, Kroacia etj., të cilat kanë vendosur të mos përfaqësohet me fituesin e mëparshëm. Shtojmë se shtete si Spanja, Gjeorgjia, Greqia, Zvicra etj., do të marrin pjesë me përfaqësuesin/en e vitit 2020.
LEXO: Përpos pandemisë, Festivali i Këngës në RTSH do të zhvillohet
Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, RTSH ka bërë thirrje për të gjithë krijuesit dhe interpretuesit të marrin pjesë në konkurrim për të qenë pjesëmarrës në Festivalin e 59-të të Këngës. Gjithashtu krahas këtij njoftimi janë publikuar disa nga kriteret teknike për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e festivalit ku çdo fitues që nga viti 2004 përfaqëson Shqipërinë në festivalin evropian të këngës “Eurovision”.
Afati i dorëzimit të materialeve është caktuar data 1 dhe 2 tetor, më pas një komision do të bëjë seleksionimin e tyre ku do të zgjidhen ato që do të hynë në garë. Përveç kritereve teknike, RTSH nuk ka treguar nëse do të pranojë kompozitor dhe tekstshkrues të huaj, siç ishte bërë vitin e kaluar, kur kompozitorët maqedonas, Darko Dimitrov dhe Lazar Zvetkovsi, fituan festivalin me këngën “Shaj” të Arilena Arës, e cila ishte pjesëmarrja e parë e krijuesve të huaj në Festivalin e RTSH-së.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.