167 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 11 520.
Në 24 orët e fundit 4 pacientë kanë humbur jetën: një 59 vjeçar dhe një 78 vjeçar nga Tirana, një 71 vjeçare nga Shkodra dhe një 76 vjeçar nga Lezha.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 179 pacientë po trajtohen në të dy spitalet COVID, 18 janë në terapi intensive dhe 8 janë të intubuar.
Lexoni: Nis viti i ri shkollor nën rregullat anti-Covid
Të infektuarit e rinj janë: 88 raste në Tiranë, 11 në Durrës, 9 ne Lëzhë, 8 në Elbasan, nga 7 raste Korçë, Fushë-Arrëz, 6 në Krujë, 5 në Vlorë, nga 4 raste Shkodër, Berat, 3 në Gramsh, nga 2 raste në Librazhd, Tepelenë, Bulqizë, Kuçovë, nga 1 rast në Kurbin, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Dibër, Malësi e Madhe, Memaliaj.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 46 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 6 615 që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 70 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 11 520 të infektuar,
– 338 viktima;
– 6 615 të shëruar,
– 4 567 të infektuar aktivë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto