Game Boy ekologjik, pa bateri është gati, i mundësuar nga energjia diellore, me ngjashme me prototipin e viteve ’90 dhe ju lejon të luani tetris, shah, praktikisht për një kohë të pacaktuar, me vetëm disa ndërprerje shumë të shkurtra.
Rezultati do të paraqitet në konferencën ”UbiComp 2020” nga studiuesit amerikanë nga Universiteti i Northwesternit së bashku me kolegët holandezë nga Universiteti i Teknologjisë ”Delft”. ”Kjo është pajisja e parë interaktive pa bateri që përdor energjinë nga veprimet e përdoruesve”, shpjegon Josiah Hester nga Universiteti i Northwesternit. Loja do të bëhet realitet dhe ne kemi bërë një hap të rëndësishëm në këtë drejtim duke eliminuar baterinë”, shton Przemyslaw Pawelczak i ”Delft”-it.‘Me platformën tonë ne duam të demonstrojmë se është i mundur një sistem i qëndrueshëm lojërash që i bën përdoruesit ta shijojnë atë”, shtoi ai.
LEXO: Me vetëkarikim, startupi i baterisë mijëra-vjeçar NDB tërheq klientët e parë
E quajtur Engage, do të jetë e përberë nga panele diellore rreth ekranit dhe butona inteligjentë që shndërrojnë presionin e ushtruar nga përdoruesi në energji. Kur kalon nga një lloj i furnizimit me energji në tjetrin, përjeton humbje të shkurtra të energjisë: për të siguruar kohëzgjatje të lojës, pajisja dhe programi kompjuterik janë krijuar që të kenë një konsum efikas dhe gjithmonë të monitoruar të energjisë. Në një ditë jo shumë të vrenjtur, me një lojë që kërkon të paktën një numër të moderuar prekje butonash, loja ndalon për më pak se çdo dhjetë sekonda.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.