Gjatë kësaj vere, shumica prej nesh zgjodhën si destinacion pushimesh Shqipërinë. Disa prej dëshirës, e disa të tjerë prej kufizimeve për shkak të koronavirusit, thuajse të gjithë iu drejtuam vendit tonë, nga veriu në jug. Për ta lehtësuar përzgjedhjen e destinacioneve, ne tek Businessmag zhvilluam konkursin Hajde n’Shqipni, përmes së cilit promovuam Shqipërinë.
Konkursi ynë filloi më 1 gusht 2020 dhe përfundoi më 10 shtator. Patëm kënaqësinë të ndanim në rrjetet sociale 879 foto&video, me të cilat pjesëmarrësit u bënë pjesë e konkursit. Tashmë ka ardhur momenti që të përzgjedhim fotot dhe videot më të mira, të cilat do të fitojnë 6 çmimet e konkursit.
- 1 VIT INTERNET FALAS nga ALBtelekom – Videoja që do të vlerësohet profesionalisht nga stafi i Neë Media Communications.
- “SHPORTA E TOKËS” nga Luga e Argjendtë – Fotoja që do të vlerësohet profesionalisht nga stafi i Neë Media Communications.
- 1 NATË PËR DY PERSONA nga Agroturizëm Gjepali – Videoja që ka marrë më shumë pëlqime, komente dhe shpërndarje në faqen @businessmag.al
- 1 NATË PËR DY PERSONA nga Mrizi i Zanave – Fotoja që ka marrë më shumë pëlqime, komente dhe shpërndarje në faqen @businessmag.al
- 1 NATË PËR DY PERSONA nga Adriatik Hotel – Fotoja e dytë që ka marrë më shumë pëlqime, komente dhe shpërndarje në faqen @businessmag.al
- 5000 LEKE BLERJE nga Aladini – Fotoja ose videoja që u shpërnda më shumë në story me hashtagun #hajdenshqipni dhe duke bërë tag @businessmag.al
Vlen të përmendet se 321 pjesëmarrësit dërguan foto dhe video nga çdo cep i Shqipërisë, të cilat u shpërndanë mbi 1000 herë nën hashtagun #hajdenshqipni.
Shpallja e fituesve do të bëhet live në mënyrë transparente, në datën 15 shtator, ora 12:00, në faqen zyrtare të @businessmag në Instagram.
BusinessMag fton të gjithë pjesëmarrësit, që u bënë pjesë e konkursit dhe promovuan viset e mrekullueshme të Shqipërisë, të na ndjekin ditën e martë, gjatë shpalljes së fituesve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto