Vajza e Robert Aliaj fiton “The Voice Kids” në Belgjikë - Business Magazine Albania

Vajza e Robert Aliaj fiton “The Voice Kids” në Belgjikë

Vajza e Robert Aliajt, Gala, është shpallur fituese e “The Voice Kids” në Belgjikë. Adoleshentja shqiptare shkëlqeu në ‘The Voice Kids’ në Belgjike duke e fituar kompeticionin, pas javëve të tëra konkurrimi, ku me zërin e ëmbël arriti të fitonte zemrat e jurisë dhe të publikut.

‘Goodbye Yellow Brick Road’ nga Elton John dhe ‘Make You Feel My Love’ nga Adele ishin këngët që i dhanë fitoren në finale. Gala e ka mahnitur edhe jurinë me zërin e saj të veçantë, pasi anëtarët e saj u shfaqën shumë entuziastë gjatë performancës.

https://www.instagram.com/p/CFAtFi1nt7l/

Gala dukej e dashuruar me skenën, ajo jo vetëm arriti të këndonte shumë bukur, por edhe të kërcente gjithashtu. Publiku shqiptar është njohur me Galën, në natën që ajo performoi krah të atit në skenën e “Dance with me Albania”, në vitin 2015.

LEXO: Vajza e Robert Aliaj kalon në finalen e “The Voice Kids” në Belgjikë

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0