Jane Fraser merr përsipër frenat e Citigroup dhe bëhet gruaja e parë në krye të një banke të madhe amerikane, në Wall Street.
Ajo është një veterane e Citigroup, së cilit iu bashkua në 2004.Fraser e merr detyrën duke pasuar Michael Corbat, i cili ka qenë në krye të bankës për tetë vjet.
Njoftimi erdhi si një befasi: askush nuk priste që Corbat të mund të largohej. Dukej se ai do të qëndronte të paktën edhe dy vite, por pritet që të largohet në shkurt 2021.
Lexoni: Aktori shqiptar prek majat e kinematografisë botërore
Corbat trashëgoi frenat e bankës menjëherë pas krizës financiare dhe nën udhëheqjen e tij fitimet e Citigroup shkuan nga 7 miliardë dollarë në 2012 në 20 miliardë dollarë në 2019.
Edhe pse u ulën me 36% këtë vit, aksionet e Citigroup janë rritur 38% që nga marrja e detyrës.
“Ne besojmë se Fraser është personi i duhur për të çuar Citi-n në nivelin tjetër,” tha John Dugan, kryetari i bordit të Citigroup. Fraser është e martuar dhe ka dy fëmijë dhe thyen një nga tabutë më të qëndrueshme të Corporate America, atë të Wall Street.
Kështu Fraser bashkohet me atë rreth të vogël të CEO-ve femra: ku janë vetëm 31 raste të tilla nga 500 kompani të tilla.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.