SHBA, drejtuesit e kompanive farmaceutike premtojnë vaksinë të sigurtë

SHBA, drejtuesit e kompanive farmaceutike premtojnë vaksinë të sigurtë

vaksine

Nëntë shefat ekzekutivë të kompanive që po konkurrojnë për të zhvilluar një vaksinë për koronavirusin deklaruan bashkarisht të martën se nuk do të kërkojnë miratimin e organeve rregullatore të qeverisë amerikane derisa të arrijnë fazën e tretë të testimit të sigurisë së vaksinës.

Deklarata vjen ndërsa Presidenti Donald Trump ka sugjeruar se mund të ketë një njoftim për një vaksinë të suksesshme përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 3 nëntorit.

“Besojmë se ky zotim do të ndihmojë në sigurimin e besimit të publikut në procesin rigoroz shkencor dhe rregullator nëpërmjet të cilit vlerësohen dhe në fund aprovohen vaksinat për COVID-19”, thanë drejtuesit në deklaratën e tyre të përbashkët.

Ata u zotuan se kompanitë “do të aplikonin për miratim ose autorizim në rrethana emergjente vetëm pasi të demonstronin siguri dhe efikasitet përmes një studimi klinik të Fazës 3 që është projektuar dhe kryer për të përmbushur kërkesat e ekspertëve të autoriteteve rregullatore”, duke përfshirë Administratën amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA).

Drejtuesit thanë se ata “gjithmonë do ta bënin sigurinë dhe mirëqenien e individëve të vaksinuar përparësinë tonë kryesore”. Në shumicën e rasteve, një deklaratë që kompanitë e barnave do t’i përmbahen standardeve të sigurisë do të ishte e jashtëzakonshme.

Por deklarata e shefave të kompanive farmaceutike vjen ndërsa Presidenti Trump po kërkon një aprovim të shpejtë të vaksinës. Në një konferencë shtypi të Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Trump tha se autorizimi i vaksinës mund të vijë “para një date shumë të veçantë”.

Akuza nga zoti Biden

Zgjedhjet presidenciale janë në tetë javë, kur Presidenti republikan Donald Trump do të përballet me sfidantin e tij demokrat, ish-Nënpresidentin Joe Biden.

Zoti Biden e ka akuzuar Presidentin Trump për keqmenaxhimin e reagimit të qeverisë ndaj koronavirusit, i cili tani ka vrarë më shumë se 189’000 amerikanë, më shumë se në çdo vend tjetër, dhe ka infektuar mbi 6.3 milionë.

Zoti Biden tha të hënën se do të vaksinohej “nesër”, nëse një vaksinë do të ishte në dispozicion, por vetëm nëse vlerësohej e sigurt nga ekspertët.

“Unë do të doja të shihja çfarë thonë shkencëtarët”, i tha ai kanalit CBS News. “Unë dua transparencë të plotë mbi vaksinën”. /VOA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0