Mirëserdhe në “adultëri”! Tani zbrit me këmbë në tokë - Business Magazine Albania

Mirëserdhe në “adultëri”! Tani zbrit me këmbë në tokë

Gëzuar 18-vjetorin e lindjes. Padyshim ishte një rrugë e gjatë dhe përgëzime sepse ia dole deri këtu, do vazhdosh t’ia dalësh edhe më tej. Megjithatë kjo ishte pjesa përgatitore, sepse lufta e vërtetë fillon tani. 

Ti e ke pritur me padurim këtë ditë, pasi kjo është dita kur ti konsiderohesh maxhoren. Kjo është dita kur më në fund mund të aksesosh gjithë lirinë e cunguar përgjatë viteve të mëparshme. Kjo është dita kur ti i merr dhe jep leje vetes dhe askujt tjetër. Ndërsa këto mendime bëjnë garë në kokën tënde, ti po harron se bashkë me oportunitetin e të qenit adult, vijnë edhe një sërë përgjegjësish. 

Tashmë asgjë nuk të justifikohet, sepse nuk je më fëmijë. Tashmë të gjithë kanë pritshmëri nga ti, sepse nuk je më fëmijë. Tashmë të gjithë i kanë sytë nga ti dhe arritjet e tua, sepse nuk je më fëmijë. Tashmë të gjithë kanë varur shpresat te ti, në rast se do të nevojitet ndihma jote, sepse ti nuk je më fëmijë. Mos harro se ishte dëshira jote fillestare për të mos qenë më fëmijë, por s’besoj se e mendove kaq gjatë, kur fryve qirinjtë e tortës. 

Në vend që të kërkosh të rritesh, kërko të jesh mirënjohës. Kërko të jesh mirënjohës për gjërat më elementare që posedon në këtë jetë, qoftë edhe ushqimi që ke mundësi të konsumosh gjatë një dite. Jo të gjithë e kanë këtë fat, pasi sipas “The world counts” rreth 9 milionë njerëz vdesin nga uria çdo vit. Kërko të jesh mirënjohës se Universi u tregua aq bujar me ty sa të dha afër vetes njerëz që të duan dhe kujdesen për ty, qofshin ata njerëz me të cilët të lidh gjaku apo njerëz me të cilët të lidh jeta. Kërko të jesh mirënjohës për gjithçka që të është dhuruar për këto 18 vite jetë pa t’u kërkuar asgjë në këmbim. Sipas një studimi të Investopedia, të rrisësh një fëmijë deri në moshën 18- vjeçare në SHBA, kushton rreth $284,570. Të njëjtat vlera monetare nuk aplikohen edhe për në Shqipëri, sidoqoftë është mirë të vësh veten në këpucët e të tjerëve për një moment dhe të vlerësosh sakrificat e përkthyera në kosto opportune që dikush ka bërë për ty përgjatë viteve. Sepse vetëm kur je mirënjohës për gjithçka ke, shpërblehesh me më shumë. 

Nuk mund ta ndalosh rritjen, prandaj mos kërko ta përshpejtosh atë. Sa më shpejt të kalosh këtë kufirin imagjinar që aq shumë e dëshiron, aq më shumë e kupton që ke detyrime kundrejt njerëzve që të kanë rritur dhe jo vetëm. Detyrime që në një formë apo një tjetër duhen shlyer, prandaj pse po e pret me kaq padurim çastin kur do të fillosh të lash kredinë? Shumë urime në këtë datë të shënuar për ty, por të lutem lëri tullumbacet me helium të fluturojnë lart në qiell, ndërsa ti bëhu spiranca që i mban ato të lidhura me tokën.

 

Artikull nga Megi Nika – Kontribuese pranë Business Mag Albania
(Opinionet dhe mendimet e reflektuara nga kontribuesit nuk reflektojnë domosdoshmërisht orientimin e redaksisë)

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mos pranoni thërrimet. Kemi lindur gra dhe jo milingona.”
— Marilyn Monroe
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0