Presidenti amerikan, Donald Trump është nominuar për çmimin Nobel të Paqes 2021, vetëm disa javë pasi ndihmoi për të ndërmjetësuar paqen midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
Kandidatura e Trump u propozua nga Christian Tybring-Gedde, anëtar i parlamentit norvegjez. “Për meritën e tij, unë mendoj se ai ka bërë më shumë se çdo kandidat tjetër për çmimin Nobel, për të vendosur paqe mes vendeve”, u shpreh Christian Tybring-Gedde.
Në letrën e tij dërguar komitetit të Nobelit, ai shkruan se administrata e Trump ka pasur një rol kyç në vendosjen e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Kjo është hera e dytë që Trump propozohet për çmimin Nobel. Në vitin 2018, Christian Tybring-Gedde së bashku me një norvegjez tjetër, e propozuan Trump për çmim Nobel, pas samiti të Presidentit në Singapor me Kim Jon Un, diktatorin e Koresë së Veriut.
Presidenti Trump të enjten (3 shtator) lajmëroi se Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë firmosur një marrëveshje paqe, për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto