Shkenca shpjegon pse rruga e kthimit duket gjithnjë më e shkurtër, edhe nëse ndjekim të njëjtin itinerar - Business Magazine Albania

Shkenca shpjegon pse rruga e kthimit duket gjithnjë më e shkurtër, edhe nëse ndjekim të njëjtin itinerar

Kur Alan Bean po kthehej në Tokë nga një udhëtim në Hënë, iu duk sikur udhëtimi përsëri në tokë ishte më e shkurtër. Me gjasë, kështu jeni ndjerë edhe ju kur jeni kthyer nga çfarëdo udhëtimi, sigurisht jo nga Hëna. Ky fenomen është shumë i përhapur, gjë që i ka shtyrë shkencëtarët të përpiqen t’i japin një përgjigje.

Në fillim, ekspertët besuan “efektin e udhëtimit të kthimit” i cili lidhet me familjaritetin me rrugën dhe objektet; kur ne kthehemi, jemi më të vetëdijshëm për mjedisin ku po kalojmë, gjë që ndikon te ndjenja e kohës. Megjithatë, një efekt i tillë u vu re edhe në udhëtimet ajrore, si dhe kur ndiqni një rrugë tjetër.

LEXO: Çfarë thotë shkenca për maskat mbrojtëse?

Në fakt, nuk lidhet me matjen e kohës, por me gjykimin që ne i bëjmë asaj. Kur nisemi për diku, i kushtojmë më shumë rëndësi kohës gjë që të jep ndjesinë sikur koha nuk po ecën.

Po kështu, jemi më të lumtur kur nisemi për në udhëtim, sesa kur kthehemi. Duke qenë se jemi të ngazëllyer, duket sikur duhet shumë kohë për të mbërritur në destinacion, ndërsa kur kthehemi, rrethanat janë ndryshe.

Për eksperimentin e tyre të fundit, shkencëtarët donin të shihnin nëse ne ndienim të njëjtin efekt kur shikonim një video. Kështu që ata luajtën 2 video të të njëjtit person që udhëtonte me një biçikletë. Të dyja videot ishin  7 minuta dhe pjesëmarrësit në eksperiment duhej t’i vëzhgonin ata dhe të shihnin nëse ata mund të ndjenin këtë efekt. Rezultatet: Po, ata e bënë, ata ende menduan se çiklisti arriti më shpejt në shtëpi.

Bright Side

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0