Vajza e Robert Aliajt, Gala, është zyrtarisht një nga finalistet e “The Voice Kids” në Belgjikë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Roberti, i cili ka ndarë një pjesë nga performanca e vajzës në Instagram. “Sapo ndodhi. Gala kaloi në finale. Ndiqeni perfomancën e saj dhe shumë falenderime për mbështetjen”, ka shkruar ai.
https://www.instagram.com/p/CEukVubDrLs/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_video_watch_again
Gala e ka mahnitur edhe jurinë me zërin e saj të veçantë, pasi antarët e saj u shfaqën shumë entuziastë gjatë performancës. Gala dukej e dashuruar me skenën, ajo jo vetëm arriti të këndonte shumë bukur, por edhe të kërcente gjithashtu.
Publiku shqiptar është njohur me Galën, në natën që ajo performoi krah të atit në skenën e “Dance with me Albania”, në vitin 2015.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto