“S-Class është salloni luksoz dhe më i shitur në botë. Me gjeneratën e fundit ne duam t’u ofrojmë klientëve tanë risi, siguri, komoditet dhe cilësi të paprovuar më parë”, thotë Ola Källenius, Drejtori i Përgjithshëm i Daimler AG dhe Mercedes-Benz AG.
“S-Class i ri përforcon bindjen tonë për të prodhuar automjetin më të mirë në botë”, thotë Markus Schäfer, Anëtar i Bordit të Menaxherëve të Daimler AG dhe Mercedes-Benz AG; përgjegjës për Daimler Group Research dhe Mercedes-Benz Cars COO.
Ky është automjeti ku luksi i lakmueshëm plotëson sigurinë më të madhe të mundshme dhe nivelin më të lartë të komoditetit. S-Class i ri mund të porositet në Gjermani duke filluar nga mesi i Shtatorit 2020 dhe në Dhjetor 2020 dhe në fillim të vitit 2021 në vendet e tjera.
Paneli me arkitekturën e saj tërësisht të re, një risi për modelet Mercedes-Benz, dizajnin modern të sipërfaqes së panelit dhe ekranin ergonomic, janë disa prej risive kryesore të interiorit të S-Class.
Por, aspektet që kanë të bëjnë me rehatinë dhe mirëqënien shkojnë përtej kësaj: Me cilësinë më të lartë të udhëtimit dhe nivelet më minimale të mundshme të zhurmës, si dhe me një gamë të gjerë të programeve të ENERGIZING Comfort, S-Class kujdeset për mirëqenien e pasagjerëve të saj si asnjë mjet tjetër i krijuar deri më sot.
Kjo mbështetet gjithashtu dhe me sistemin e ri dhe efektit filtrimit të ajrit, i cili sinjalizon aftësitë e tij të sapo konfirmuara nën emrin e ri ENERGIZING Air Control.
Inovacionet dixhitale të MBUX (Mercedes-Benz User Experience) në modelin e ri S-Class, tashmë kombinohen me të tjera inovacione që rrisin kënaqësinë në drejtimin e mjetit, ndërsa mjeti është shumë më i sigurt: një risi është dhe lëvizshmëria e aksit të pasëm, i cili rrit zhdërvjelltësinë dhe inovacionet airbag-ut të pasëm.
Si një funksion i ri PRE-SAFE® Impulse Side, suspension aktiv i E-ACTIVE BODY CONTROL mund të lëvizë për lart trupin e automjetit (në dy anët) në rast të një përplasjeje/aksidenti në pjesën anësore. Zhvillimi i vazhdueshëm i sistemeve të ndihmës së drejtimit janë një hap i rëndësishëm drejt lëvizjes autonome.
Falë sensorëve të përmirësuar në pjesën e jashtme, për shembull, sistemet e parkimit lehtësojnë në maksimum punën e drejtuesit të mjetit edhe kur manovron me shpejtësi të ulët. Integrimi në sistemin e ri të MBUX – Mercedes-Benz User Experience do të thotë se niveli i vizualizimit tani ka hyrë në një dimension krejtësisht të ri.
Për më shumë se 100 vite klasi luksoz është mishërim i markës Mercedes-Benz
S-Class është “xhevahiri” i markës dhe padiskutim është modeli më magjepsës i Mercedes-Benz: ekspertiza legjendare e inxhinierisë dhe një trashëgimi e zejtarisë, e plotësuar me inovacionin progresiv dixhital. S-Class kombinon inteligjencën artificiale me përvojën e fituar në 135 vite të ekzistencës së inxhinierisë automobilistike.
Rreth 70 vite më parë, Mercedes-Benz hodhi themelet për këtë seri me modelin 220. Që nga fillimi i tij në treg në 1951, më shumë se 4 milion S-Class u janë dorëzuar klientëve në të gjithë botën. Emërtimi “S-Class” u prezantua zyrtarisht me seritë 116 në vitin 1972.
Gjatë 10 viteve të fundit S-Class ka qenë veçanërisht popullor në Kinë, SHBA, Koreja e Jugut dhe Gjermani. Në tërësi, që nga fillimi i gjeneratës së tanishme, e cila tani është në fazën e tij të fundit, më shumë se 500,000 S-Class janë shitur në të gjithë botën.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.