Fushata për grumbullim fondesh shpëton Kampin e Hapësirës

Fushata për grumbullim fondesh shpëton Kampin e Hapësirës

Kampi i Hapesires

Qendra Amerikane e Hapësirës dhe Raketave në Hantsvill të Alabamës – ku ndodhet “Kampi i Hapësirës” – u kërcënua me mbyllje të përhershme, pasi COVID-19 detyroi qendrën e shkencës dhe teknologjisë me popullaritet ndërkombëtar, të mbyllë dyert për studentët dhe vizitorët. Por siç shpjegon korrespondenti i Zërit të Amerikës Kane Farabaugh, një fushatë në internet për të shpëtuar kampin, po ofron një rrugë shpëtimi për të kapërcyer pasojat e pandemisë.

2019-a shënoi përvjetorin e 50-të të zbritjes së njeriut në Hënë – ishte një vit feste për Qendrën Amerikane të Hapësirës dhe Raketat në Hantsvill të Alabamës. Vizitorë nga e gjithë bota shkuan për të festuar në qytetin ku u prodhua raketa Saturn V që çoi astronautët në hapësirë.

Lexoni: PowerUP – Program për ndërmarrjet e mesme dhe të vogla dhe Start-up-et inovative në Ballkanin Perëndimor

“Kemi pasur numër rekord vizitorësh, kemi pasur pothuajse 45,000 studentë në Kampin e Hapësirës në vitin 2019. Ishte një vit i jashtëzakonshëm. E filluam 2020-ën fuqishëm, pjesëmarrja ishte më e lartë madje edhe në muze. Kampi i Hapësirës ishte plotësisht i shitur”.

Pat Ammons me Qendrën Amerikane të Hapësirës dhe Raketave thotë se kur COVID-19 u shfaq në Sh.B.A, programi u pezullua.

Kampi i Hapësirës, programi popullor i kësaj qendre ku të rinjtë mësojnë se si të bëhen astronautë, u mbyll plotësisht në mars. Dy muaj të ardhura nga kampi dhe vizitorët në muze, avulluan menjëherë.

Megjithëse është një agjenci shtetërore, Ammons thotë se qendra nuk merr fonde shtetërore ose federale dhe nuk kualifikohet për përfitime nga paketa e ndihmës prej disa-triliona dollarësh për koronavirusin, miratuar nga Kongresi në fillim të këtij viti.

“Ne i fitojmë të ardhurat nga vizitorët dhe studentët që ndjekin programin tonë në Kampin Hapësinor”, thotë Pat ammons. Këtu përfshihen shumë vizitorë ndërkombëtarë.

“Rreth njëzet për qind e studentëve tanë vijnë nga jashtë vendit. “Në vjeshtë ne kemi shumë studentë që vijnë nga Australia, Britania e Madhe, Kina dhe India dhe shumë studentë që vijnë si pjesë e grupeve shkollore. Shumë nga ata studentë nuk do të vijnë këtë vit”, thotë Pat Ammons.

Si rezultat i pezullimit të programeve, qendra po humbiste shumë shpejt rezervat monetare. “Deri në fund të tetorit do të kishim shpenzuar të gjitha fondet që kemi.”

“Nëse deri në fund të tetorit nuk sigurojmë minimumin prej 1.5 milionë dollarësh, nuk do të jemi në gjendje të mbajmë hapur muzeun dhe nuk do të ishim në gjendje të ofrojmë Kampin e Hapësirës në vitin 2021.”

Ben Chandler, një i diplomuar në Kampin e Hapësirës dhe tani Kryetar i Fondacionit jo-fitimprurës të Qendrës për Hapësirë dhe Raketat që ndihmon në financimin e Qendrës dhe Kampit Hapësinor, thotë se kjo situatë i bëri të kërkojnë ndihmë përmes një fushate “Go Fund Me” në internet.

“Brenda 7 ditësh, grumbulluam mbi 1.5 milionë dollarë, dhe herën e fundit që pashë, 8,000 individë kishin dhuruar në fushatë.” Korporata Boeing dhe SAIC ishin dy nga donatorët më të mëdhenj, që kontribuan së bashku 750,000 dollarë.

Chandler thotë se ndërsa organizata po kalon disi nga situata e “mbijetesës” në atë të “lulëzimit”, përpjekja për grumbullimin e fondeve nuk ka përfunduar.

“Tani po mundohemi të riparojmë disa nga dëmet financiare, prandaj do ta mbajmë fushatën aktive dhe do të përpiqemi të bëjmë sa më shumë të mundemi”, thotë Ben Chandler.

Sot, ndërsa Kampi i Hapësirës është i hapur, operacionet janë ulur ndjeshëm. “Do të ishim me mbi një mijë fëmijë në javë në këtë periudhë. Jemi duke operuar me 40 a 50 për qind të kapacitetit tonë normal në muze. Kemi vetëm njëzet për qind të studentëve tanë në Kampin e Hapësirës”, thotë Pat Ammons.

Ammons thotë se Kampi i Hapësirës nuk do të qëndrojë i hapur gjatë gjithë këtij viti për shkak të kufizimeve shëndetësore.

“Sezoni ynë i vjeshtës dhe i dimrit është me studentë dhe grupe shkollore ndërkombëtare. Padyshim që studentët ndërkombëtarë dhe grupet shkollore nuk do të vijnë”, thotë Pat Ammons.

Por shpresa është se me rënien e përhapjes së COVID-19, Qendra e Hapësirës dhe Raketave do të mirëpresë më shumë vizitorë dhe më shumë kampistë, kur të fillojë një sezon të ri, më normal në vitin 2021. /VOA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0