Elon Musk ka zbuluar se ka vendosur një çip kompjuterik në kokën e një derri të quajtur Gertrude. Qëllimi i Musk është që të krijojë një lidhje mes trurit dhe makinerisë.
Musk ka aplikuar vitin e kaluar që projekti i tij të testohet tek njerëzit. Neuralink, e cila u themelua në vitin 2017, është kompania e teknologjisë nervore të Musk, që po zhvillon një implant për të ndërhyrë direkt në trurin e njeriut.
Lidhja e trurit me çipin mund të lejojë njerëzit me sëmundje të ndryshme neurologjike që të kontrollojë telefonat dhe kompjuterët me mendje. Miliarderi argumenton që çipa të tillë mund të përdoren për të ndihmuar në kurimin e demencës, sëmundjes së Parkinsonit dhe dëmtimeve të palcës kurrizore.
Lexoni: Elon Musk: Brenda një viti truri i njeriut do të lidhet me kompjuterin
Ambicia e Musk është afatgjatë dhe ai e quan “njohja mbinjerëzore”. Për miliarderin kjo është pjesë e luftës kundër inteligjencës artificiale në të ardhmen, pasi sipas tij ajo mund të shkatërrojë jetën njerëzore.
Procesori që vendoset në tru dërgon disa sinjale. Kjo u vu re edhe tek Gertrude sa herë që kërkonte ushqim. Musk ka deklaruar se pajisja Neuralink është thjeshtuar dhe është bërë më e vogël.
“Përshtatet shumë mirë në kafkë. Mund të vendoset poshtë flokëve dhe nuk e kupton që e ke”, ka deklaruar Musk.
Pajisja që kompania po zhvillon përbëhet nga një sondë e vogël që përmban më shumë se 3000 elektroda të bashkangjitura në fijet fleksibël më të hollë se flokët e njeriut, të cilat mund të monitorojnë aktivitetin e 1.000 neuroneve të trurit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.