Disa të rinjë vullnetarë gjatë një gërmimi arkeologjik në Izraelin qendror, kanë gjetur 425 monedha ari që ishin groposur në një kavanoz argjili për 1100 vjet. Shumica e monedhave datojnë që nga periudha e hershme islamike, kur rajoni ishte pjesë e Kalifatit Abasid. Monedhat peshojnë 845g dhe po të llogaritej vlera e tyre do të mjaftonin të blihej një shtëpi luksoze në një nga qytetet e Kalifatit e asaj kohe. Kush e zotëronte këtë pasuri dhe pse nuk u kthyen më ta kërkonin mbetet një mister.

‘’Gjetja e monedhave të arit, sigurisht në një sasi kaq të konsiderueshme, është jashtëzakonisht e rrallë. Ne pothuajse kurrë nuk i gjejmë ato në gërmime arkeologjike, duke pasur parasysh se ari ka qenë gjithmonë jashtëzakonisht i vlefshëm, dhe i përdorur brez pas brezi’’- u shpreh Robert Kool, një ekspert i monedhave. Ai deklaroi se monedhat e gjetura ishin dinarë të plotë prej ari, por edhe 270 prerje të vogla ari.
Ai shtoi se një nga prerjet bën pjesë në koleksionin e Perandorit Bizantin, Theophilos, dhe është një provë e rrallë materiale e lidhjeve të vazhdueshme midis dy perandorive rivale gjatë kësaj periudhe.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto