Mësoni rregullat e suksesit nëpërmjet trajnimit të Programimit Neuro-Linguistik - Business Magazine Albania

Mësoni rregullat e suksesit nëpërmjet trajnimit të Programimit Neuro-Linguistik

Shpresa Rupar*- Ku e shihni veten pas 1, 2, 5 apo 10 vjetësh? Nëse jeni të kënaqur me ato çfarë keni arritur, BRAVO. Ju uroj shumë suksese edhe më tej. Nëse, pavarësisht se mund të jeni të pakënaqur, por ende e shihni veten këtu ku jeni, atëherë kjo më poshtë NUK është për ju. Por ju garantoj që: Ata që kanë arritur të realizojnë shumë nga objektivat e tyre, dinë diçka që ju nuk e dini. Suksesi ka disa rregulla, rregulla të cilat ata jo vetëm i njohin, por edhe i zbatojnë. Më poshtë gjeni disa rregulla bazë të të suksesshmëve:

KONFIDENCA

Vetëvlerësimi dhe konfidenca praktikisht ju çon drejt realizimit të asaj që sot mund t’ju duket e paimagjinueshme. Por si të largoheni nga fusha e minave që ju rrethojnë qysh nga fillimet e jetës suaj?

PASIONI

Ndryshimi mes të zakonshmes dhe Jashtëzakonshmes është pikërisht kjo JASHTË ose mbi të zakonshmen, është dëshira e zjarrtë.

PUNA në EKIP

Kjo e bën udhëtimin tuaj drejt suksesit shumë më të lehtë, ju ndihmon të krijoni lidhje, të njihni njerëz që mendojnë si ju. A nuk do arrinit shumë më tepër?

DISIPLINA

Ky është çelësi i atyre që kanë arritur më shumë, jetojnë më mirë, ndihen më të plotësuar, japin kontributin e tyre shoqërisë.

MENAXHIMI I KOHËS

Duke menaxhuar kohën e tyre ata në kohë shumë më të shkurtër arrijnë shumë më tepër se të tjerët.

KOMUNIKIMI

Komunikimi dhe përdorimi i fjalëve dhe modeleve linguistike, është tregues i fitores apo i dështimit.

SHPËRNDARJA

Në fund të fundit çfarë kuptimi ka nëse ato çfarë dini i ruani me fanatizëm…

DHËNIA /KONTRIBUTI

Duke shpërndarë dhe duke i dhënë shoqërisë kontributin tuaj, më shumë rrugë i hapni vetes për të marrë edhe ju pjesën tuaj, apo ne të gjithë pjesën tonë. Ndiqni me vëmendje idolët tuaj, ndiqni ata nga të cilët mund të mësoni dhe do kuptoni sa shumë japin.

“Në jetën tuaj ju mund të keni ato çfarë ju dëshironi, nëse ndihmoni sa më shumë njerëz të arrijnë ato çfarë ata duan” – Zig Ziglar

KARAKTERI, virtytet, vlerat.

Ajo çfarë ju mendoni përcakton atë se kush ju jeni apo kush do bëheni. Asnjëherë nuk është vonë që të çmësoni ato çfarë keni mësuar, ato gjëra që janë kthyer në bllokadën tuaj mentale. Në shoqërinë e sotme problemi kryesor është REHATIA. Guximi për të dalë mbi të zakonshmen kërkon guxim, pa këtë guxim ju bini dakord me gjithçka çfarë ju hedh jeta, dhe kjo ju bën të humbisni kontrollin për jetën tuaj. Ata që kanë arritur suksesin janë kapiten të anijes së tyre, pavarësisht dallgëve, stuhive ata dinë si të kthejnë kursin e anijes së tyre, ata dinë si të mos të humbasin kontrollin e timonit dhe këtë anije ta drejtojnë ashtu si duan ata.

Të gjitha këto, ashtu si i kam mësuar unë, mund ti mësoni edhe ju. DHE KJO pa qenë nevoja që për secilin rregull të ndiqni programe të veçanta, pasi të gjitha këto i gjeni në një program të vetëm, i pari i këtij lloji në Shqipëri & Kosovë. Për të aplikuar klikoni këtu: http://bit.ly/2GH9ooh. Vendet të kufizuara.

*NLP trainer

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0