Një film që flet për dashurinë për kinemanë – Ambasada Austriake do të shfaqë online ‘’Cinema Futures“ - Business Magazine Albania

Një film që flet për dashurinë për kinemanë – Ambasada Austriake do të shfaqë online ‘’Cinema Futures“

Ambasada e Austrisë në Shqipëri, në kuadër të promovimit të kinematografisë, do të transmetojë për një muaj rresht online duke filluar nga dt. 1 shtator, ora 16:00 në faqen e internetit të Ambasadës Austriake, filmin dokumentar Cinema Futures.

Është një film dokumentar për të tashmen dhe të ardhmen e filmit dhe kinemasë në epokën dixhitale. Në episodet individuale dhe aforizmat kinematografike skicohen skenarët e ardhshëm, frika kulturore por edhe utopitë e mbara, të cilat shoqërojnë kalimin epokal nga historia afërsisht njëqind e njëzet vjeçare e shiritit të filmit fotokimik analog, në kohën jo materiale dhe rrënjësisht të paqëndrueshme të rrjedhave dixhitale të figurave. Një film që flet për dashurinë për kinemanë, por pa nostalgji.

Është një udhëtim shoqërues përmes kohës, i filmuar në vende ndërkombëtare, ku takohemi me kineastë të njohur, kuratorë muzesh, historianë dhe inxhinierë. Me pjesëmarrjen e Martin Scorsese, Christopher Nolan, Tacita Dean, Apichatpong Weerasethakul, David Bordwell, Tom Gunning, Jacques Rancière, Margaret Bodde, Paolo Cherchi Usai, Nicole Brenez, Michael Friend, Greg Lukow, Mike Mashon, dhe shumë të tjerë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0