Gjermania eksperimenton, koncerte me 4.000 njerëz për ta testuar përhapjen e koronavirusin - Business Magazine Albania

Gjermania eksperimenton, koncerte me 4.000 njerëz për ta testuar përhapjen e koronavirusin

Gjermania nuk e lë veten në dorën e rastësisë. Autoritetet shëndetësore atje kanë organizuar tre koncerte popi me qëllimin e vetëm për të mundësuar shkencëtarët të hetojnë rreziqet e ngjarjeve të tilla masive gjatë pandemisë. Rreth 4,000 vullnetarë të shëndetshëm nga 18 deri 50 vjeç u nxitën të regjistroheshin për studimin e së shtunës në Leipzig, të kryer nga Universiteti Halle. Kantautori Tim Bendzko pranoi të përformojë në të treja koncertet e njëpasnjëshme.

Studimi do të quhet Restart-19 dhe do të hetojë se si duhet të organizohen këto evente pavarësisht pandemisë. Shkencëtarët kanë planifikuar katër skenarë të ndryshëm. I pari kërkon të stimulojë një ngjarje përpara pandemisë, i dyti me higjienë të madhe dhe pak distancë sociale, ndërsa i treti me gjysmën e vizitorëve dhe çdo person të qëndrojë 1.5 metra larg tjetrit. Projekti mori 990,000 euro (892,000, 1.17 milion dollarë) fonde nga shtetet e Saksonia-Anhalt dhe Saksonia me qëllim që të ndihmojë për të hapur rrugën për rifillimin e ngjarjeve kryesore sportive dhe muzikore të brendshme, duke konstatuar nivele reale të rrezikut.

Të gjithë pjesëmarrësit në koncert do të testohen për Covid. Kërkuesit pritet që të përdorin dezinfektantë fluoreshentë që të gjurmojnë sipërfaqet që do të preken më së shumti nga audienca. Qëllimi i studimit është që të ndihmohet sadopak kthimi në normalitet i sporteve apo koncerteve që zhvillohen në ambiente të mbyllura.

“Pandemia e koronës po paralizon industrinë e ngjarjeve. Për sa kohë që ekziston rreziku i infeksionit, koncertet kryesore, panairet tregtare dhe ngjarjet sportive nuk mund të zhvillohen. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme të zbulohet se cilat kushte teknike dhe organizative mund të minimizojnë në mënyrë efektive rreziqet.”- tha Ministri i Ekonomisë dhe Shkencës i Saksonia-Anhalt, Prof Armin Willingmann, para ngjarjes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0