Opozitarja e diktatorit Lukashenko është mike e shqiptarëve - Business Magazine Albania

Opozitarja e diktatorit Lukashenko është mike e shqiptarëve

Kandidatja opozitare bjelloruse, kundërshtarja e përbetuar e diktatorit bjellorus dhe mikut të Putinit e diktatorit serb Milloshevic, Aleksandër Lukashenko, Svetlana Tihanovskaya është mike e shqiptarëve.

Në një foto ku ajo shihet me familjen e saj të realizuar në njërën nga monumentet arkeologjike shqiptare në Shqipëri, bashkëshorti i saj Sergei Tihanovsky bart fanellën kuq e zi me flamurin kombëtar shqiptar. Sergei ka qenë i burgosur politik në sistemin dikatorial të Lukashenkos, për shkak të aktivitetit të tij si influencues në Youtube si video-bloger.  Më 15 maj të këtij viti, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Bjellorusi, refuzoi që ta regjistronte nismën e Sergei Tihanovsy, kështu që, si reagim, bashkëshortja e tij Svetlana paraqiti kandidaturën për presidente të Bjellorusisë. Pesë ditë më vonë, KQZ bjelloruse e regjistroi Tihanovskaya si grup nismëtar. Bashkëshorti i saj, Sergei, u bë shef i stafit.

Më 29 maj 2020, në qytetin Grodno, u mbajt një takim për të mbledhur nënshkrime për emërimin e Tikhanovskaya si kandidate për presidencën e Republikës së Bjellorusisë, mirëpo Sergei Tikhanovsky, Dmitry Furmanov dhe të tjerë u arrestuan. Bjellorusia mbajti zgjedhjet më 9 gusht, kurse sipas të dhënave perëndimore, rezultatet e tyre u keqpërdorën. Mijëra protestues paqësorë kanë mbushur rrugët e Minskut dhe qyteteve të tjera në Bjellorusi, duke shprehur zemërimin e tyre për rezultatet e dyshimta.

Alexander Lukashenko, sundimtari autoritar i Bjellorusisë për 26 vitet e fundit, u shpall fitues me 80 përqind të votave, duke i dhënë atij një mandat të gjashtë në detyrë. Kandidati kryesor i opozitës, Svetlana Tikhanovskaya, iku në Lituani menjëherë pas zgjedhjeve, pasi protestuesit në rrugë u rrahën nga policia. Drejtuesit e BE, përfshirë kancelaren gjermane Angela Merkel, thonë se blloku europian nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve të Bjellorusisë. Ata gjithashtu kanë premtuar sanksione për dhunën ndaj protestuesve. / Top News

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0