Ishte viti 1980, kur në kinematë amerikane doli “The Blues Brothers”, interpretuar nga John Belushi dhe Dan Aykroyd si dhe një grup aktorësh e këngëtarësh të njohur. Një film që u bë menjëherë legjendë e kinematografisë anembanë botës, i quajtur si një spektakël muzikor.

Filmi “The Blues Brothers” mbush 40 vjet nga dalja e parë për publikun, një film që edhe sot tërheq për spektaklin e tij. E veçanta e tij është se për ta realizuar atë, gjatë xhirimeve janë shkatërruar 103 makina. Një rekord, që u thye pas 18 vitesh, me një makinë më shumë, nga pjesa e dytë e filmit “The Blues Brothers 2000”.

Regjisori i atij filmi, John Landis, ishte i qartë që në fillim me producentët: Donte shumë makina për të shkatërruar gjatë xhirimeve. Shumica e tyre u blenë në një ankand të policisë, por kishte edhe vetura të reja, të papërdorura më parë, që u shkatërruan totalisht. Gjatë xhirimeve u prishën edhe makina që nuk ishin parashikuar në film. Shumë prej tyre ishin makina të policisë, aksidente që vihen re në skenën e ndjekjes që policia u bën dy vëllezërve që udhëtonin me “bluesmobile” drejt Çikagos pas koncertit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto