Të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në të shtatën do të marrin librat shkollorë falas. Lajmin e bëri me dije ministrja e Arsimit, Besa Shahini. Ministrja tha se me dhënien e librave falas për këta nxënës, ulet barra financiare ndaj prindërve.
Po ashtu ajo shtoi se librat do të jepen falas dhe për të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta deri në klasë të 12-të, pra nxënësit e familjeve në nevojë.
Një ditë më parë, ministria e Arsimit njoftoi se nxënësit do të rikthehen në shkolla në shtator. Ministria ende po punon për protokollet e nevojshme sigurisë.
Lexoni: Nxënësit do të rikthehen në shkolla në shtator
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.