155 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 7 654.
Gjatë 24 orëve 2 pacientë ka humbur jetën: një 61 vjeçare dhe një 69 vjeçare nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në të dy spitalet COVID po trajtohen 95 pacientë, 12 janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë: 34 raste në Tiranë, 24 në Durrës, 12 në Krujë, nga 9 raste në Korçë dhe Lezhë, 8 në Elbasan, nga 7 raste në Kurbin dhe Vlorë, 6 në Gjirokastër, 4 në Kukës, nga 3 raste në Fier, Kavajë, Përmet, nga 2 raste në Shkodër, Devoll, Lushnje, Mirditë, Tropojë, Mallakastër, Divjakë, Peqin, Kolonjë, Gramsh dhe nga 1 rast në Mat, Ura Vajgurore, Klos, Vorë, Maliq dhe Patos.
Lexoni: Nxënësit do të rikthehen në shkolla në shtator
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 55 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3 871 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rikujton qytetarët dhe bizneset se: Vendosja e maskës dhe barierrave mbrojtëse në ambientet e mbyllura është e detyrueshme.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 50 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 7 654 të infektuar,
– 232 viktima;
– 3 871 të shëruar,
– 3551 të infektuar aktivë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.