Një whisky 50 mijë paund është rezultat i bashkëpunimit mes kompanisë luksoze të makinave Aston Martin dhe distilerisë skoceze Bowmore.
Bowmore dhe Aston Martin njoftuan partneritetin e tyre në vitin 2019 për të krijuar shishe dhe përvoja ekskluzive. Kjo shishe whisky është produkti i parë si pjesë e bashkëpunimit.
Whisky, edicion i limituar 31-vjeçar, do të mbajë emrin Black Bowmore DB5 1964.
Black Bowmore u distilua për herë të parë në 5 nëntor 1964, pikërisht në kohën kur distileria hyri në “epokën moderne të distilimit”, pasi zjarret e qymyrit u zëvendësuan nga avulli.
Ky vit ishte i rëndësishëm edhe për Aston Martin. Pas publikimit të modelit DB5 në 1963, makina sportive bëri debutimin e saj në ekran si automjeti i zgjedhur për James Bond, në filmin Goldfinger të vitit 1964.
Marek Reichman, drejtori i kreativitetit në Aston Martin, tha: “Ky bashkëpunim i ri emocionues me Bowmore na jep mundësinë e përsosur për të festuar një pjesë thelbësore të historisë sonë, duke kombinuar makinën DB5 me aromat e kësaj whiski me famë botërore. ”
Shishet do të kenë një piston të vërtetë Aston Martin dhe 700 ml whisky malti Bowmore 1964, një nga më të rrallët në botë. Shishja përshkruhet se ka “aromë të fortë mangoje, fruta pasioni dhe mjalti akacie të ndërthurur me një kombinim të fuqishëm të kafesë dhe duhanit”.
Ambalazhi është punuar në mënyrë artizanale nga Glasstorm, një studio bashkëkohore e përpunimit të qelqit. Për krijimin e secilës shishe nevojitet një javë kohë. Dy kompanitë kanë planifikuar që këtë vjeshtë të hedhin në treg vetëm 25 shishe, me çmimin marramendës prej 50 mijë paundësh për një prej tyre.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.