Të gjithë qytetarëve që udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë, në aeroport do t’u kryhet tamponi falas për COVID-19 nga autoritetet italiane.
Në pritje të përgjigjes së testit, ata do të jenë të detyruar të karantinohen për 48 orë në banesën e tyre, pasi të kenë deklaruar të dhënat personale në një formular të posaçëm. Më pas, nëse personi rezulton i infektuar, ai duhet të karantinohet për 14 ditë; nëse rezulton i painfektuar lejohet të dalë nga karantina.
Lexoni: Rregullat e reja për udhëtimet drejt Greqisë
Ky rregull i ri parashikohet në dekretin e fundit të qeverisë italiane, publikuar nga ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë. Gjithashtu, kjo masë nënkupton një ndryshim nga rregulli i mëparshëm, ku shtetasit shqiptarë ishin të detyruar të karantinoheshin për dy javë pasi kalonin kufirin italian.
Sipas dekretit, nevojitet paraqitja e testit negativ ndaj COVID-19 vetëm për qytetarët e Maltës, Spanjës, Greqisë, Kroacisë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.