Rastet me Covid19 sa po vijnë e rriten çdo ditë e më shumë, shkencëtarët e NASA duket se kanë gjetur një mënyrë parandalimi. Mbajtja e duarve larg fytyrës këshillohet nga mjekët, si diçka e domosdoshme për t’u mbrojtur nga infektimi me Covid-19. Por ky nuk është një zakon i lehtë për t’u hequr, dhe NASA ka menduar të gjejë një zgjidhje.
Agjencia hapësinore ka krijuar një objekt, i cili mbahet në qafë dhe sinjalizon përdoruesit kur ata bëhen gati të prekin fytyrën. I ashtuquajturi “Pulsi”, mund të vihet rreth qafës, e sapo mbajtësi i tij ngre dorën në drejtim të fytyrës, objekti dridhet.
“Pulsi” nuk është në shitje, por çdo kush mund ta ketë ate. Mjafton të shkoni te faqja e NASA dhe do të gjeni të gjitha udhëzimet e publikuara, sesi mund ta ndërtoni vetë atë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.