Agroturizëm Gjepali, një histori suksesi që trashëgohet prej 6 brezash

Agroturizëm Gjepali, një histori suksesi që trashëgohet prej 6 brezash

Agroturizëm Gjepali

Siç e dini tashmë, ne tek Business Magazine po zhvillojmë konkursin “Hajde n’Shqipni”, përmes së cilit synojmë promovimin e Shqipërisë, por edhe ndarjen e çmimeve për pjesëmarrësit. Një nga partnerët e konkursit tonë është “Agroturizëm Gjepali”, një vend si në përrallat e gjyshes.

Ideja e ndërtimit të këtij agroturizmi është përpunuar gjatë, për t’u kthyer në një destinacion turistik për njerëzit që e duan kulinarinë, udhëtimet dhe freskinë që të dhuron fshati.

Agroturizëm Gjepali

Por le t’i rikthehemi konkursit, për t’ju njohur me një nga çmimet e fituesve. Fotoja e dytë, që do të marrë më shumë pëlqime, komente dhe shpërndarje në faqen e BusinessMag në Instagram, do të fitojë paketën për të kaluar 1 natë për dy persona, në Agroturizëm Gjepali.

Çfarë ka të veçantë Agroturizëm Gjepali?

Me një histori të gjatë prej 6 brezash, Agroturizëm Gjepali ju kthen pas në kohë me gatimet tradicionale vendase dhe ju sjell në realitet me pjatat e “botës moderne” të realizuara mjeshtërisht nga shefi i kuzhinës, Fundim Gjepali.

Ky vend ka qenë një ndër fermat më të mëdha dhe më të famshme të Shqipërisë së Mesme. Më pas, për shkak të rrjedhës që mori vendi dhe mënyrës së qeverisjes ferma u shpërbë. Pas viteve ’90, familja Gjepali filloi përpjekjet për të rindërtuar atë ‘parajsë” që dikur e kishin të bukur dhe plot jetë.

Fundimi me gjithë eksperiencën e tij si shef kuzhine, i dekoruar me disa çmime ndërkombëtare, por edhe me eksperiencën si sipërmarrës, vendosi të risjellë edhe njëherë të shkuarën.

“Tre vite më parë vendosa ta rikthej atë fermë gjigande, për të gjithë miqtë që duan të kalojnë një ditë ndryshe dhe të shijojnë disa nga ushqimet më të shijshme në vend.  Së bashku me familjen time kemi punuar intensivisht për ndërtimin e Agroturizëm Gjepali.”

“Në vitin 2018 u certifikuam si Agroturizëm dhe jemi mes 14 vendeve në historinë e Shqipërisë Agroturistike. Në pak muaj, ky vend është kthyer në destinacion të turizmit rural”.

Agroturizëm Gjepali

Lexoni: Mastershef Fundim Gjepali,  ndan pasionin për kuzhinën mes Tiranës dhe Romës 

Natyra dhe Hoteli

Në Agroturizëm Gjepali mund të bëni gjumin më të qetë që keni bërë ndonjëherë.  Është i vendosur buzë lumit Erzen, i rrethuar nga gjelbërimi në fshatin Gjepalaj të Shijakut. Ky është vendi ideal për yoga dhe për t’u qetësuar në terrenin e gjelbër përball restorantit. Në këtë hapësirë mbizotëron qetësia. Zhurma e vetme që dëgjohet janë cicërimat e zogjve. Agroturizmi ka edhe një strukturë akomoduese prej 8 dhomash. Këtu mund të gjeni qetësin që ju ka munguar në qytetet e zhurmshme.

Fundim Gjepali

Ai është një ndër shefat më të famshëm të momentit në Itali dhe Shqipëri.

Në Itali drejton prej disa vitesh restorantin “Antico Arco” i ndodhur në qendër të Romës, ndërsa në Tiranë, drejton “Restorant Butique Padam”. Darkat më të mëdha mondane të kryeqytetit realizohen nën kujdesin e Chef Fundimit.

Agroturizëm Gjepali

“Padam” është një ndër stacionet e para për këdo që viziton kryeqytetin. Të gjithë ata që vijnë në Tiranë, kur marrin sugjerime se ku duhet të shkojnë dhe të konsumojnë ushqim të mire, përgjigja është “Padam” dhe Fundimi.

Italia ka qenë vendi ku ai është rritur profesionalisht dhe ka korrur sukses. Ka marrë pjesë në trajnime dhe seminare të ndryshme duke e zhvilluar edhe me tej talentin e tij. Çmimet e fituara gjatë këtyre viteve në murin e tij të suksesit janë të shumta.

Prej disa vitesh Gjepali është pjesë e emisioneve që zbulojnë talente te reja në Shqipëri, si Master Chef Albania.  Ai është vazhdimisht i ftuar në programe të rëndësishme televizive si një ekspert i kuzhinës dhe mjeshtër i shijes.

Ata që vizitojnë Shqipërinë, nuk duan të largohen nga ky vend pa provuar një nga recetat e Fundim Gjepalit.

Kuzhina

Kuzhina është ideuar dhe mban firmën e Fundim Gjepalit.  Nëpërmjet intuitës, dijes dhe eksperiencës ai sjell në tryezë të gjitha pjatat me fantastike dhe më të shijshme të familjes dhe të traditës sonë. Recetat janë modernizuar, por baza e tyre mbetet tradicionale.

Theksojmë se gjithçka në kuzhinë është e freskët, sezonale, që do të thotë, çdo stinë ka produktet e veta, duke iu përshtatur kohës dhe duke qëndruar te çmimet ekonomike. Produktet që përdoren në restorant janë 100 për qind prodhime të zonës.

Kantina

Në Agroturizëm Gjepali 80 për qind e verërave që gjenden në kantinë janë shqiptare, ndërsa 20 për qind janë të huaja, ndër më të mirat.

Restoranti ka një etiketë të vetën, që e sugjeron shpesh dhe është sheshi i zi, një verë që përfaqëson zonën. Gjithashtu ka edhe një koleksion me raki dhe liker nga më të mirët që prodhohen në Shqipëri.

Agroturizëm Gjepali

Turistët e huaj mund të gjejnë këtu gjithçka autentike shqiptare. Ata do të provojnë ushqime të zonës, pije të zonës dhe mbi të gjitha do të dalin nga agroturizmi me një shije origjinale. Qëllimi i Agroturizëm Gjepali është edhe të promovojë dhe të informojë rreth kuzhinës tradicionale shqiptare.

Dasmat dhe eventet

Mirëserdhët në parajsën e njerëzve të lumtur! Nëse dëshiron të organizosh një dasmë ndryshe, me stil dhe shije, mund të zgjedhësh Agroturizëm Gjepali. Për shkak të terrenit këtu mund të realizosh setin me të bukur të fotografive dhe mund të bësh të lumtur njerëzit e tu të dashur.

Agroturizëm Gjepali është në dispozicion të organizimeve të ndryshme, dasma, evente speciale, ditëlindje, festa pune, etj. Gatimi është një tjetër dashuri e tyre, së cilës i përkushtohen në maksimum. Nën kujdesin e veçantë të shefit të kuzhinës, Fundim Gjepali dhe e stafit të cilët janë të specializuar në fushën e kuzhinës, tavolina juaj do të jetë, mbi të gjitha me një super shije.

Për më tepër informacion apo për të rezervuar, mund të vizitoni faqen www.agroturizemgjepali.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0