Atletet e famshme Nike, të veshura nga Michael Jordan kanë thyer rekordin për atlete më të shtrenjta të shitura ndonjëherë në ankand, plot 615,000 dollarë.
Atletet, të cilat priteshin të shiteshin nga $650,000- $850,000 janë përdorur nga ylli i basketbollit në verën e 1985-ës, gjatë një ndeshjeje në Trieste të Italisë.

Ky është çmimi më i lartë regjistruar ndonjëherë për një palë atlete. E veçanta e këtyre këpucëve, përveç faktit që i ka veshur Michael Jordan, është se atletja e majtë ka një copëz xhami të ngecur aty, që kur Jordan theu një gotë gjatë një incidenti.
Atletet Air Jordan 1 janë të parat që përmbajnë një nënshkrim nga legjenda e basketbollit. Ato u shitën nga koleksionisti Jordan Geller, themeluesi i muzeut për atletet Shoezeum në Las Vegas. Shitja e rradhës theu rekordin e mëparshëm, të vendosur vetëm tre muaj më parë kur një palë atletë Nike Air të Jordan u shitën për 560,000 dollarë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto