“Duke nisur nga 15 gushti, Mali i Zi do të hapë kufijtë e tij me Shqipërinë, Kosovën, Bosnjë dhe Hercegovinën, Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe vendet e Evropës Perëndimore,” njoftoi Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik Dr. Boban Mugosa.
Shtysa kryesore për hapjen e kufijve janë bërë operatorët turistikë, të cilat kanë shprehur shqetësimet për mungesën e turistëve.
Lexoni: OBSH: Nuk ka asnjë provë që COVID-19 transmetohet nga ushqimi
Mugosa sqaroi se ata persona që duan të futen në Mal të Zi duhet të kenë bërë testin e COVID dhe të kenë rezultuar negativë. Ai shtoi më tej se shteti ka hyrë në një fazë në të cilën transmetimi lokal është ende i lartë, por është plotësisht nën kontroll.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto