Xiaomi prezantoi televizorin e parë transparent në botë, që është prodhuar në masë, si pjesë e festimit të 10-vjetorit të kompanisë.
“Është një televizor transparent që Xiaomi e quan Mi TV Lux OLED Transparent Edition. Kur është i fikur duket si një xham ndërsa kur është i ndezur imazhet shfaqen duke “pluskuar” mbi ajër” thotë kompania.
Ajo që e bën të veçantë këtë televizor është teknologjia OLED transparente ose quajtur ndryshe TOLED. Shumica e ekraneve përdorin një shtresë reflektuese katode duke mos ju lejuar të shikoni në anën tjetër, shkruan cnet.
Ekranet TOLED përdorin komponentë transparentë dhe duke mos pasur nevojë për dritë të pasme si ekranet LCD, secili piksel emeton dritën e tij duke bërë të mundur një ekran transparent.
Rezultati është një ekran 55-inç me frekuencë rifreskimi prej 120Hz, vonesa transmetimi 1ms, kontrast 150,000:1 dhe profil ngjyrash DCI-P3 prej 93%, transmeton MobileTrend.
Në brendësimi të tij është vendosur një çip MediaTek 9650 ndërsa Xiaomi përmend në prezantim edhe inteligjencën artificiale. Aktualisht ky televizor do të shitet vetëm në Kinë dhe kushton 7,200 dollarë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.