Program akselerimi për vajzat dhe gratë sipërmarrëse në Shqipëri

Program akselerimi për vajzat dhe gratë sipërmarrëse në Shqipëri

Program akselerimi

Women Founders Network Albania do të zhvillojë një program akselerimi për vajzat dhe gratë sipërmarrëse në Shqipëri.

Pse duhet të aplikoni?

Për të rritur njohuritë dhe aftesitë tuaja;
Për të zgjeruar biznesin tuaj lokalisht ose ndërkombëtarisht;
Për të përmirësuar modelin e biznesit;
Për të pasur akses në një “network” të gjerë ekspertësh, mentorësh, investitorësh e partnerësh potencialë;
Për të zgjidhur sfidat me te cilat ju dhe skuadra juaj përballeni cdo ditë;

Afati i fundit i aplikimeve është data 19 gusht. Tashmë kanë mbetur edhe 12 vende të lira në program.

Programi i akselerimit fillon në muajin shtator. Ai mbështetet nga EU for Innovation dhe implementohet nga Spring Activator dhe Women Founders Network Albania.

Për më shumë informacion si dhe për të aplikuar në këtë program mund të klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://womenfoundersalbania.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0