Kina lançon fushatën “Pjatat e Pastra” kundër shpërdorimit të ushqimit

Kina lançon fushatën “Pjatat e Pastra” kundër shpërdorimit të ushqimit

“Pjatat e Pastra”

Kina ka ndërmarrë disa masa të reja për të ulur shpërdorimin e ushqimit, pasi Presidenti Xi Jinping e quajti sasinë e çuar dëm të ushqimeve si tepër shqetësuese.

“Fushata e Pjatave të Pastra” vjen pasi Xi theksoi se Covid-19 i kishte “rënë ziles së alarmit” për ushqimin e hedhur në kosh. Ai shtoi se Kina duhej të “mbante një ndjenjë krize në lidhje me sigurinë ushqimore”. Fushata, gjithashtu vjen pas disa javë përmbytjesh masive në të gjithë Kinën Jugore, e cila la ferma të shkatërruara dhe dëmtoi tonelata të mëdha prodhimesh bujqësore.

Lexoni: Shkencëtarët e NASA-s zbulojnë një rezervuar ujor në planetin xhuxh, Ceres

Sidoqoftë, agjencia shtetërore e lajmeve kineze “Global Times” tha që këta faktorë nuk do të çonin në një krizë ushqimore, por që harxhimi i ushqimit duhet të merret seriozisht. Televizioni shtetëror kritikoi gjithashtu përdoruesit e rrjeteve sociale që filmojnë veten duke ngrënë sasi të mëdha ushqimi.

Pas mesazhit të presidentit Xi, Shoqata e Industrisë Catering në Wuhan nxiti restorantet në qytet të kufizojnë numrin e pjatave të shërbyera për klientët, duke zbatuar një sistem ku grupet duhet të porosisin një pjatë më pak se sa persona janë.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0