Presidenti i SHBA, Donald Trump, deklaroi për një marrëveshje mes kompanisë amerikane bioteknologjike Moderna dhe qeverisë federale, për të prodhuar rreth 100 milionë doza të një vaksine të mundshme për të mposhtur koronavirusin, nëpërmjet injektimit që do të bëhet tek njerëzit.
Kompania Moderna mund t’i prodhojë dozat e vaksinës, ndërsa provat klinike janë ende në proces. Sipas kësaj kontrate, me vlerë deri në 1.525 miliardë dollarë për 100 milionë doza, vaksinat do të jenë në pronësi të qeverisë federale. “Ne po i blejmë ato”, u shpreh Trump në një konferencë për shtyp. Tre vaksina të mundshme në Shtetet e Bashkuara janë në fazat finale dhe do të testohen tek njerëzit.
Lexoni: Ministrja Manastirliu apel të rinjve: Kujdesuni për më të dobëtit
“Jemi të gatshëm të prodhojmë 100 milionë doza dhe sapo vaksina të miratohet kërkesa do të bëhet edhe për 500 milionë të tjera, duke bërë që populli amerikan të krijojë imunitet ndaj një virusi që ka prapaskena të diskutueshme”.
Masat e fundit të administratës së Presidentit Trump po “rrisin gjasat që Shtetet e Bashkuara të kenë të paktën një vaksinë të sigurt dhe efektive deri në vitin 2021”, u shpreh Sekretari i Shëndetësisë, Alex Azar.
Presidenti amerikan ka theksuar se është optimist, pasi një vaksinë për koronavirusin mund të jetë gati deri në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në muajin Nëntorit. Trump nuk bëri asnjë koment lidhur me njoftimin e Presidentit rus Vladimir Putin se vendi i tij është bërë i pari në botë që miraton zyrtarisht një vaksinë të re të koronavirusit.
Lexoni: Rusia prezanton vaksinën anti-COVID, ekspertët janë të shqetësuar
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.